Xhamia e Namazgjasë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Me durim dhe shpresë kemi prit,
duke besu se do të vijë kjo ditë:
Xhamia e Namazgjasë krenare qëndron,
Allahu Ekber fuqishëm ushton!

E bukur në ndërtim, madhështore në mbrendi,
e ndërtoi ai që asht zotni!
Me dorën e artit bukur e skaliti,
qytetin e Tiranës me shije e ndriti!

Që të dalë madhështore kujdes e pati;
ashtu si kohës i qëndron sahati!

Djemtë e Turkijes kështu veprojnë,
fjalën e dhanë në vend e çojnë!
Këtë vepër arti me dashni e dhurojnë,
që të shijohet si duhet ata urojnë!

Çdo gur i saj thotë fjalën e vetë;
Islami këtu qëndron përjetë!

E për ne tjetër nuk mbet,
ta çmojmë si duhet këtë amanet!

Me shpirt e dëshirë, ajo asht e jona,
Allahu Ekber me nji za thona!

Uroj që ata,që aty do të punojnë,
për t’i shërby InshaAllah e meritojnë!

Asht e udhës që mirënjohës të jemi,
Allahu ju nderoftë me shpirt të themi!

Autor: Burhan Fili

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.