15 ide për të shmangur gënjeshtrën tek fëmijët

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Si duhet të sillemi me një fëmijë i cili gënjen shumë? Kjo pyetje u shtrua gjatë një trajnimi të zhvilluar në Bahrjen dhe pas “workshop-it”, të pranishmit dhanë mbi 15 ide për mënyrën se si duhet ta kurojmë këtë dukuri negative tek fëmijët. Dikush edhe mund të habitet nga idetë të cilat do t’i shkruaj, megjithatë qëllimi nga “workshop-i” ishte që gjithësekush prej nesh të propozonte një ide qoftë ajo e pranueshme apo jo. Nëse ideja ishte e papërshtatshme, detyrë e jona ishte që të përcaktonim orientimin e duhur me atë ide. Sa më poshtë po rendis idetë e propozuara:

Ideja e parë: Fëmija dëshiron të blejë diçka të shtrenjtë dhe ne e refuzojmë që t’ia blejmë. Dhe për fat të keq refuzimin tonë e shoqërojmë me një gënjeshtër. Kështu që duhet të bëjmë kujdes nga ky veprim I gabuar.

Ideja e dytë: Sa herë që fëmija gënjen i themi se ai duhet të japë lëmoshë (sadaka) një të varfëri, ose një shumë të caktuar të hollash ai duhet ta fusë në arkën e kursimit. Nëpërmet kësaj forme, ne i shtyjmë fëmijët të bëjnë diçka pozitive duke mbjellur tek ta ndjenjën se sa herë që gabojnë duhet të bëjnë një të mirë.

Ideja e tretë: Me i dhënë situatës së krijuar tone humoristike që do të thotë që sa herë që ai të gënjejë, fotografinë e një pjesëtari të familjes e varim në murin e dhomës së tij, por me kokë mbrapsht. Ndoshta kjo formë mund të jetë një motiv i mirë për të për mos të gënjyer më.

Ideja e katërt: Ide disi e çuditshme; sa herë që fëmija gënjen e lyejmë dorën e tij ose thonjtë e tij me ngjyra të ndryshme (dhe kështu bëhet laraman). Disa të pranishëm kur e dëgjuan këtë propozim thanë me shaka: t’ia lyejmë gjuhën me ngjyrë blu.

Ideja e pestë: Një prej të pranishmëve tha se kur ai gënjente, e jëma vendoste në gojën e tij piper djegës duke thënë se kjo ka qenë një mënyrë që e kanë pasë përdorur kohë më parë prindërit me fëmijët e tyre. Një grua tha se e jëma i ka pasë thënë se nëse ajo do të gënjente do të vendoste në gojën e saj shafran indie. Kjo ishte edhe një arsye përse ajo nuk e pëlqente shijen e shafranit të indisë në gatime edhe tani që ishte e rritur.

Ideja e gjashtë: Nëse fëmija gënjen atëherë ai duhet të veshë një këmishë apostafat për atë gënjen, për shembull një këmishë të kuqe, apo të verdhë. E këtë këmishë duhet ta veshë vetëm ai që gënjen. Disa të pranishëm thanë: Le të veshë një këmishë të trashë.

Ideja e shtatë: Sa herë që gënjen të presim diçka nga flokët e tij, mënyrë kjo që e shtyn atë për mos të gënjyer më.

Ideja e tetë: Vendosja e gotave me ngjyra që do të thotë se sa herë që ai gënjen vendosim një gotë me ngjyrë në dhomë. Nëse ai kërkon falje e heqim gotën.

Ideja e nëntë: Sa herë që ai gënjen t’i fryjmë bilbilit aq fortë saqë ai të bezdiset dhe si rrjedhojë nuk ka për të gënjyer më.

Ideja e dhjetë: Ajo e sëndukut të ëmbëlsirave, sa herë që ai thotë të vërtetën ne vendosim një ëmbëlsirë në sënduk.

Ideja e njëbmbëdhjetë: Në dhomën e tij të varim një pankartë me yje, sa herë që ai gënjen e fshijmë një yll, kështu që ai do të do të jetë i kujdesshëm që mos t’i fshihen yjet nga pankarta.

Ideja e dymbëdhjetë: Sa herë që gënjen duhe të vrapojë duke përshkruar një distancë të caktuar, të kërcejë njëzet herë ose të qëndrojë me një këmbë për pesë minuta për shembull.

Ideja e trembëdhjetë: Këtë ide e hodhi një prej të pranishmëve, të cilën kur e dëgjuam të gjithë ne qeshëm, ndërkohë disa prej nesh u treguan të gatshëm që ta aplikonin. Kjo ide konsiston në atë se kur fëmija gënjen e detyrojmë që t’i marrë erë një arome të cilën ai nuk e pëlqen, si për shembull t’i marrë erë një kokër hudhre. Kjo mënyrë mund të jetë sebeb që ai mos të gënjejë më.

Ideja e katërmbëdhjetë: Të marrim një litar gjysmë metri të gjatë dhe sa herë që ai gënjen e lidhim me një litar tjetër po aq të gjatë për të parë se sa do të shkojë gjatësia e litarit. Edhe kjo mund të jetë një mënyrë që ai të largohet nga gënjeshtra.

Ideja e pesëmbëdhjetë: Sa herë që të gënjejë nuk duhet të flasë për çerek ose gjysmë ore si ndëshkim të asaj që bëri.

Këto ishin idetë e propozuara nga të pranishmit për të parandaluar gënjeshtrën tek fëmijët. Në shumicën e rasteve, shkak i gënjeshtrës tek fëmijët është frika. Nëse gënjeshtra nuk trajtohet si një dukuri që duhet të kurohet atëherë tek fëmija do rrënjosen dy cilësi negative: mashtrimi dhe vjedhja. Para se të kurojmë këtë dukuri negative të fëmijëve duhet të sigurohemi nëse fëmija po gënjen apo po thotë të vërtetën. Ndoshta ajo që ai po thotë është thjesht pjellë e fantazizë së tij dhe si rrjedhojë nuk quhet gënjeshtër. Ose ndoshta ai dëshiron të lëvdojë veten duke thënë se është i fortë dhe e përshkruan veten me karakteristika që nuk i posedon. Ose ndoshta ai po gënjen për të shuar një zënkë midis shokëve. Ose gënjen për shkak se prindërit nuk e besojnë kur ai thotë të vërtetën. Ose ndoshta ai gënjen sepse imiton babën apo nënën të cilët e kanë zakon të gënjejnë shumë dhe si rrjedhojë ai ka mësuar të gënjejë prej tyre. Kështu që është shumë e rëndësishme për ne që të arrijmë të dallojmë midis gënjeshtrës momentale, kalimtare dhe asaj që është kthyer në ves dhe është e vazhdueshme, sepse në lidhje me gënjeshtrën momentale nuk ia vlen të qëndrojmë shumë veçse një këshille të shkurtër. Kurse përsa i përket gënjeshtrës e cila është kthyer në ves duhet të trajtohet përmes dialogut me të duke i treguar se cili është dallimi midis atij që gënjen dhe atij që thotë të vërtetën, të këqijat dhe të mirat e secilit prej sjelljeve. Një hap i rëndësishëm në kurimin e këtij vesi është se ne nuk duhet të përdorim dhunë ndaj fëmijëve tanë, ashtu sikur nuk duhet t’i godasim apo të tallemi me ta.

Le t’ua mësojmë fëmijëve tanë se gënjeshtra nuk lejohet vetëm se në tre raste, se nuk ka gënjeshtër të bardhë apo të zezë, apo se nuk ekziston dita e gënjeshtrave me 1 prill, sepse të gjitha gënjeshtrat janë njëlloj dhe të gënjesh është një ves i keq. Le t’i mësojmë fëmijëve tanë se kriteri matës i vlerësimit të një njeriu është që ai të jetë i sinqertë në atë që thotë. Xhunejdi (r.h) ka thënë: “Gënjshetra është e ëmbël dhe gënjeshtari mundohet që me gënjeshtrën e tij të argëtojë të tjerët.” Kurse Lukmani e ka këshilluar djalin e tij: “Biri im! Ruaju nga gënjeshtra sepse ajo është e shijshme si mishi i shpendit që kush ha prej tij nuk rresht së ngrëni.” Kështu pra prindërit duhet ta trajtojnë vesin e gënjeshtrës tek fëmijët me këshilla dhe maturi por pa i privuar nga fantasia, madje atë duhet t’ia zhvillojnë, kurse përsa i përket gënjeshtrës duhet t’ia tërheqin vërejten.

Autor: Xhasim Mutaua

Përktheu: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.