16 korriku dhe grushti i dështuar i shtetit në Turqi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

 

Populli turk i përgjigjet thirrjes së presidentit Erdoan duke dalë në rrugë dhe duke i ndaluar ushtarakët puçistë

Nata e 15 korrikut do të na tërhiqte përmes lajmeve live në një nga tentativat e shumta për grusht-shteti në Turqi e deri në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut. Të shqetësuar maksimalisht për të ardhmen e Turqisë i ndoqëm me shumë vëmendje lajmet kontradiktore ndonjë herë, që na vinin përmes syzeve të mediave jo-dashamirëse, të cilat rëndom e etiketonin dhe e etiketojnë edhe sot presidentin Erdoan si tejet autokrat. Grushti i shtetit ka synuar të nxjerri jashtë loje fillimisht presidentin Erdoan e më pas të gjitha strukturat e tjera shtetërore, gjë e cila nuk u arrit. Kanë mjaftuar një thirrje prej 30 sekondash nga aplikacioni facetime drejtuar popullit turk nga presidenti Erdoan dhe i gjithë populli është derdhur në rrugët kryesore të qyteteve turke për të mbrojtur shtetin e tyre.

Një përpjekje për grusht shteti pra në Turqi ndodhi më 15 dhe 16 korrik 2016. Grushtin e shtetit u përpoqën ta kryejnë një pjesë rebele e ushtrisë turke, që ishte kundër qeverisë së kryeministrit Binali Jëlldërëm dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdoan. Burime zyrtare turke bënë me dije, se nga tentativa për grusht shteti e një pjese të vogël në ushtrinë turke, e cila i përkiste organizatës terroriste FETÖ, humbën jetën rreth 265 persona, 104 prej tyre në mesin e ushtarakëve puçistë, ndërsa mbi 1100 të tjerë janë plagosur.

Janë 2.893 ushtarakët e arrestuar pas tentativës për grusht shteti në Turqi. Kështu deklaroi kryeministri turk Jëlldërëm, duke saktësuar se mes tyre ka që nga ushtarët e thjeshtë deri tek zyrtarët e rangut të lartë. Duke folur për puçistët ai shtoi: “Nuk do jenë kurrë në gjendje të zhbëjnë vullnetin e popullit, ndërsa do të dënohen siç e meritojnë”.

Ajo çka ndodhi gjatë natës së 15-16 korrikut ishte një përgjigje e të gjithë popullit turk ndaj së keqes, e cila nuk e kishte lënë të përparonte Turqinë prej vitesh. Tashmë kjo datë është e shenjar thellë në ndërgjegjen kombëtare të Turqisë, sepse kështu dështuan ajo pjesë e ushtarakëve, të cilët përsëri kërkuan të minojnë përparimin e demokracisë në Turqi. Tashmë Turqia pas nëntë vitesh ka mbyllur një tjetër plagë, që e ka dëmtuar atë, terrorizmin e PKK-së. Kjo është një tjetër tregues se një vend si Turqia me gjithë peripecitë e shumta po mundohet të ngrihet nga një fuqi e zakonshme rajonale në një fuqi botërore, e cila mundohet të japi kontributin e vet për paqen në botë.

Autor: Roald Hysa

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *