Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Shehadeti – dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij -, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit si dhe kryerja e haxhit.”
Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?
1 – Muslimani dëshmon se Ai që e meriton të adhurohet është vetëm Allahu.
2 – Muslimani dëshmon se Profeti Muhamed (a.s) është rob dhe i dërguar i Allahut.
3 – Muslimani fal pesë namazet me dashuri dhe përkushtim.
4 – Muslimani ndihmon të varfërit dhe nevojtarët me pasurinë e tij.
5 – Muslimani agjërgon muajin e Ramazanit.
6 – Muslimani viziton Qaben, shtëpinë e Zotit, nëse ka mundësi.
Mësim praktik:
Një ditë Besarti i tha shokut të tij Amirit: Dëshiroj të bëhem musliman, por nuk e di se si.
Amiri i tha: Shumë e thjeshtë. Gjëja e parë që duhet të bësh është të thuash shehadetin?
Besarti: E si thuhet shehadeti?
Amiri: Thuaj: “Esh’hedu en la ilahe il la Allah ue esh’hedu enne Muhammeden abduhuhu ue resuluhu.”
Besarti: “Esh’hedu en la ilahe il la Allah ue esh’hedu enne Muhammeden abduhuhu ue resuluhu.” Si përkthehet dëshmia?
Amiri: Dëshmoj se nuk të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut. A e di Besart se unë jam shumë i lumtur për ty. Ti tani quhesh musliman dhe për këtë duhet të falenderosh Allahun duke thënë: “El hamdulil lah”
Besarti: El hamdulil lah.