A po i rrisni fëmijët me edukatë islame apo të huaj (perëndimore)?!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Unë do t’ju drejtoj 10 – të pyetje për të kuptuar nëse po i rrisni fëmijët sipas Islamit apo sipas edukimit perëndimor. Nëse përgjigja ndaj pyetjeve është pozitive për edukimin islam atëherë kuptohet qartë se ju po i rrisni ata sipas Islamit dhe anasjelltas, nëse përgjigja ndaj pyetjeve është pozitive për edukimin e huaj perëndimor, atëherë kuptohet qartë se ju po i rrisni ata sipas perëndimit.

Pyetja e Parë: A po i rrisni fëmijët me ndjenjën se duhet të besojnë Allahun, profetët, librat qiellorë dhe se duhet të ndjekin mësimet e Kuranit dhe të Sunetit? Apo po i rrisni ata me ndjenjën se në jetë nuk ka asgjë të shenjtë, se feja është kulturë, apo se feja është prapambetje?!

Pyetja e Dytë: A po e rrisni fëmijët me ndjenjën se duhet të vishen e të mbulohen sipas rregullave të përcaktuara nga feja, larg lakuriqësië që është prej shejtanit? Allahu i Madhëruar thotë: “O bij të Ademit! Mos t’ju mashtrojë shejtani siç i nxori prindërit tuaj të parë (Ademin dhe Havanë) nga Xheneti duke bërë t’u hiqet petku mbulues dhe t’u shfaqen pjesët e turpshme.”[1] Apo po i rrisni ata me ndjenjën se ata janë të lirë dhe duhet të zgjedhin vetë se çfarë duhet të veshin?! Në civilizimin e huaj (perëndimor) nuk është problem shfaqja e lakuriqësisë nëpër rrugë, tregje, televizorë e seriale filmash. Madje ka raste kur ata e shfaqin lakuriqësinë në politikë, sport etj, sepse në botëkuptimin e tyre lakuriqësia është simbol i rebelimit dhe lirisë së shprehjes e jo thirrje për imoralitet.

Pyetja e Tretë: A po e rrisni fëmijët me ndjenjën se një prej  mirësive më të mëdha që Allahu i ka dhënë njeriut është liria? A po e rrisni ata me ndjenjën se njeriu sa më shumë i përulet Allahut aq më shumë ndihet i lirë dhe se njeriu nuk duhet t’i bindet askujt që e thërret atë të veprojë në kundërshtim me urdhërat e Zotit? E ky është thelbi i lirsë. Muslimani është i lirë në mënyrën se si vishet si ecën, si i ndërton raportet me të tjerët dhe si e sistemon jetën e tij me kusht që mos të kundërshtojë urdhrin e Allahut. Apo jeni duke i rritur fëmijët sipas stilit perëndimor që i mëson fëmijët të jenë të lirë e të bëjnë çfarë të duan me kusht që mos të dëmtojnë të tjerët?! Njeriu -sipas kulturës perëndimore – në sferën ekonomike, ka të drejtë ta fitojë pasurinë e tij nëpërmjet kamatës, bixhozit, monopolizimit..etj. Në sferën sociale ai ka të drejtë të pijë alkol, të kryejë imoralitet e të jetë homoseksual. Autoriteti i prindërve ndaj fëmijës përfundon pasi ai të mbushë 18 – të vjeç. E në sferën politike është populli burimi i legjislacionit dhe pushtetit. Çdo gjë është e lejuar vetëm nëse shkel ligjin.

Pyetja e Katërt: A po i rrisni fëmijët me ndjenjën se edukata e sjellja e mirë ndaj prindërve dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore është detyrë e obligim madhor? A po i rrisni ata me ndjenjën se raportet midis fëmijëve dhe prindërve janë raporte të ndërsjellta dhe jo raporte të ndërtuara mbi bazë të konflikteve? Apo po i rrisni fëmijët me ndjenjën  se raprotet midis prindërve dhe fëmijëve duhet të jenë mbi bazë të ndonjë interesi material, se ato përfundojnë në një moshë të caktuar, se prindërit nuk kanë autoritet ndaj fëmijëve dhe se marrëdhëniet midis tyre janë të ndërtuara mbi bazë të konfliktit midis brezave?!

Pyetja e Pestë: A po i rrisni fëmijët me ndjenjën se Allahu e ka krijuar njeriun mashkull dhe femër, që të krijojnë familje dhe si rrejdhojë të vazhdojë jeta në Tokë? Apo po i rrisni me ndjenjën e kulturës perëndimore se fëmija ka të drejtë të zgjedhë gjininë e tij; mashkull apo femër?!

Pyetja e Gjashtë: Apo i rrisni fëmijët me ndjenjën për të mësuar gjuhën e Kuranit? Apo po i rrisni me ndjenjën për të mësuar një gjuhë të huaj?!

Pyetja e Shtatë: Apo po i rrisni fëmijët me ndjenjën e të mirës, kështu që ata nuk pijnë duhan, alkol, drogë, nuk janë imoralë, nuk gënjejnë, nuk vjedhin, nuk hanë mish derri .etj? Apo po i rrisni me ndjenjën e “shijimit” se ai duhet të shijojë e të kënaqet me gjithçka, pa kufi?!

Pyetja e Tetë: A po i rrisni fëmijët me ndjenjën se dija dhe besimi janë një monedhë e vetme, ashtu sikur ka thënë imam Gazaliu: “Kurani është universi i shkruar kurse universi është Kurani i publikuar.”? Apo po i rrisni me ndjenjën se dija (shkenca) nuk ka lidhje me besimin, ashtu sikur besojnë në perëndim ?!

Pyetja e Nëntë: A po i rrisni fëmijët me ndjenjën e dëlirësisë, turpit, nderit, reputacionit dhe se trupi i tyre është amanet tek Zoti i gjithësisë? Apo po i rrisni me ndjenjën se njeriu është i lirë të bëjë çfarë të dojë me veten e tij?!

Pyetja e Dhjetë: A po i rrisni fëmijët me ndjenjën se duhet të festojnë festat islame? Apo po i rrisni me ndjenjën se duhet të festojnë festat joislame?!

Autor: Xhasim Mutaua

Përshtati në shqip: Elton Harxhi

[1] – Sure A’raf: 27.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.