Abdulkadër Xhejlani dhe i dehuri

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Tregohet se njëherë dijetari i shquar Abdulkadër El Xhejlani bashkë me nxënësit e tij po shëtiste rrugëve të Bagdatit të vjetër. Duke ecur, ai pa një njeri të dehur në mes të rrugës me rroba të pista dhe në një gjendje të mjerueshme.

I dehuri e ndali atë dhe i tha: O Abdulkadër! A është Allahu i Plotfuqishëm apo jo?

Abdulkadri buzëqeshi dhe tha: Po, Ai është i Plotfuqishëm.

I dehuri e pyeti për së dyti: O Abdulkadër! A është Allahu i Plotfuqishëm?

Abdulkadri duke buzëqeshur tha përsëri. Po, Ai është i Plotfuqishëm.

I dehuri e pyeti për herën e tretë: O Abdulkadër. A është Allahu i Plotfuqishëm?

Këtë herë, Abdukadri filloi të qante, ra në sexhde dhe tha: Po, po, Allahu është i Plotfuqishëm, i Plotfuqishëm, i Plotfuqishëm.

Më pas, ai kërkoi prej nxënësve të tij që ta merrnin të dehurin, ta lanin, pastronin dhe ta trajtonin sa më mirë.

Nxënësit të shtangur nga ajo që panë e pyetën atë me habi se çfarë do të thoshte ky dialog i zhvilluar midis tij dhe të dehurit.

Abdulkadri tha: Herën e parë kur i dehuri më pyeti tha: A është Allahu i Plotfuqishëm që ta pranojë pendesën time apo jo dhe unë u përgjigja dhe thashë po. Herën e dytë, ai më pyeti e më tha: A është Allahu i Plotfuqishëm të më bëjë mua në vendin tënd dhe unë u përgjigja dhe i thashë po. Dhe herën e tretë, ai më pyeti: A është Allahu i Plotfuqishëm të bëjë ty në vendin tim? E kështu unë, fillova të qaj nga frika prej Allahut dhe prandaj thashë po, po, Allahu është i Plotfuqishëm, i Plotfuqishëm, i Plotfuqishëm. Rashë në sexhde dhe iu luta Allahut që mos të isha i sugurtë nga vetëmashtrimi, iu luta të më jepte shëndet dhe të më ruante nga e keqja.

Mësimi i nxjerrë: Mos u mashtro o njeri i dobët me pozitën, punën, dijen, shëndetin, pasurinë, forcën dhe pushtetin tënd!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *