Ah, sikur të kishe vdekur ti në vend të tij!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Këto janë fjalët me të cilat, një fëmijë iu drejtua babait të tij.

Një ditë, ky fëmijë ishte në shkollën e tij dhe gjatë një ore, mësuesi po fliste dhe përmendi në fjalën e tij faljen e sabahut. Ai foli në atë mënyrë që përshtatej me ndjeshmërinë e këtyre fëmijëve të vegjël dhe tregoi për vlerën dhe rëndësinë e kësaj namazi.

Fëmija e dëgjoi dhe u prek nga ajo që tha mësuesi, sepse ai nuk e kishte falur kurrë sabahun – as ai dhe as familja e tij…

Kur u kthye në shtëpi, filloi të mendojë se si mund të zgjohej për të falur sabahun të nesërmen… dhe nuk gjeti zgjidhje tjetër përveçse të rrinte zgjuar gjatë gjithë natës që të mund të falej. Dhe në të vërtetë, ashtu bëri. Kur dëgjoi ezanin, kjo “lule e vogël” u nis për t’u falur – por përballë tij u shfaq një problem…

Xhamia ishte larg dhe ai nuk mund të shkonte vetëm. Qau dhe u ul para derës… Por papritur dëgjoi zhurmën e këpucëve në rrugë. Hapi derën dhe doli me vrap, dhe ja, një i moshuar po shkonte në drejtim të xhamisë. E shikoi atë njeri dhe e njohu – po, ishte gjyshi i shokut të tij Ahmedit, që ishte edhe fqinji i tyre.

Fëmija në heshtje shkoi pas atij të moshauri, që të mos e vinte re dhe të mos i tregonte prindërve, sepse do ta ndëshkonin. Dhe kështu vazhdoi për një farë kohe…

Por asgjë nuk zgjat përgjithmonë – dhe i moshuari (gjyshi i Ahmedit) ndërroi jetë. Kur mësoi lajmin, fëmija mbeti i habitur… Qau me dhimbje të madhe.

Prindërit e tij u çuditën dhe i ati e pyeti: “Biri im, pse po qan kështu për të? Ai nuk është as në moshën tënde që të luaje me të, as i afërm që ta ndjesh mungesën e tij në shtëpi.”

Fëmija e shikoi babain me sy të përlotur dhe plot trishtim, dhe i tha: “Ah, sikur të kishe vdekur ti në vend të tij!”

Babai u trondit dhe u habit. Pse i biri i tij i thotë kështu? Pse e donte këtë njeri?

Fëmija i pafajshëm tha: “Nuk e ndjej mungesën e tij për ato që the ti, por për namazin… po, për namazin.” Pastaj vazhdoi, duke gëlltitur lotët: “Pse, o baba, nuk falesh në sabah? Pse nuk bëhesh si ai njeri dhe si shumë burra të tjerë që i kam parë?”

Babai i tha: “Ku i ke parë?”

Fëmija u përgjigj: “Në xhami.”

Babai: “Si?”

Dhe fëmija ia tregoi tërë historinë e tij të atij mëngjesi. Babai u prek shumë nga ajo që dëgjoi, iu ngritën qimet e trupit dhe gati i ranë lotët.

E përqafoi djalin e tij dhe që nga ajo ditë nuk e ka lënë më asnjë namaz në xhami…

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.