Ajeti i drejtësisë dhe vlerave hyjnore

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

“O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai, Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju”. (Nisa, 135)

Ky ajet përmban një sërë urdhëresash dhe porosish hyjnore, të cilat duhet t`i kemi parasysh:

1 – Vendosja e drejtësisë, duke mos devijuar as majtas dhe as djathtas. Në rrugën e vendosjes së drejtësisë nuk ka përse të kihet frikë nga askush. Muslimanët duhet të jenë bashkëpunues, ndërveprues, mbështetës të njëri-tjetrit dhe kontribuues të kësaj çështjeje.

2 – Sinqeriteti në dhënien e dëshmisë për hatër të Zotit “duke dëshmuar në emër të Allahut”. Vetëm kur bëhet për hatër të Zotit, ajo është e drejtë dhe e vërtetë, larg manipulimeve, spekulimeve dhe fshehtësisë.

3 – Dëshmia e drejtë, edhe nëse ajo nuk është në favorin tënd. Nëse pyetesh për një çështje, shprehu drejt, edhe nëse dëmtohesh në këtë rast. Mos harro se Zoti nuk është i pavëmendshëm dhe dije, se Ai do të të japë zgjidhje.

4 – Dëshmia e drejtë, edhe nëse dëmtohen të afërmit dhe gjaku yt. Në raste të tilla mos mendo vetëm për interesin e njerëzve të tu, por thuaje të drejtën sido që të jetë ajo. Drejtësia është gjykatësi i të gjithëve dhe ajo gëzon prioritet mbi këdo. Zoti thotë për këtë gjë:” qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj”.

5 – Paralajmërim për manipulim të dëshmisë, nga dëshira për tu pasuruar ose nga frika e fukarallëkut. “Qoftë i pasur ose i varfër ai, Allahu është vlerësuesi më i drejtë për ata”.

Pra, mos hapni sytë nga pasuria e tij dhe të dëshmoni në favor të këtij personi. Këtë mos e bëni as nga keqardhja dhe as nga gjendja e tij e mjeruar. Zoti është Ai, që e di më mirë gjendjen e tyre dhe është Ai që i merr në patronazh.

6 – Paralajmërim nga rendja pas epsheve dhe pasioneve. “Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë!”

Pra fanatizmi dhe urrejtja nuk duhet të bëhet shkak, që të hiqni dorë nga drejtësia mes jush. Muslimani duhet t`i përmbahet drejtësisë sido qoftë situata dhe rrethanat. “Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut!” (Maide, 8)

Me këtë rast, vlen të përmendim dhe thënien e Abdullah ibnu Revaha, kur Profeti (a.s) e dërgoi në Hajber për të inspektuar të vjelat dhe palmat e hebrenjve. Me të mbërritur, hebrenjtë i ofruan ryshfete, me qëllim që në raportin që do i dërgonte Profetit (a.s) të shkruante më pak. Por ai ua ktheu: ”Po vij nga njeriu më i dashur për mua mbi faqen e tokës, ndërkohë që juve u urrej më shumë se ç`mund të urrej një kope derrash dhe majmunësh. Megjithatë, dashuria që kam për Profetin (a.s) dhe urrejtja që kam për ju, nuk më shtyn të tregohem i padrejtë me ju”. Ata i thanë:”Është kjo ajo që mban në këmbë qiejt dhe tokën”.

7 – Paralajmërim për ndryshim të dëshmisë. Zoti thotë në Kuran: ”Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

PrayerFajrSunriseZuhrAsrMaghribIsha
Begins12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
Iqamah12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

Prayer Begins Iqamah
Fajr12:00 am 12:00 am
Sunrise12:00 am
Zuhr12:00 am 12:00 am
Asr12:00 am 12:00 am
Maghrib12:00 am 12:00 am
Isha12:00 am 12:00 am

Artikujt e fundit