Bereqeti përfshin shtëpinë e Ebu Talibit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ebu Talibi ishte i varfër. Gruaja e tij e ndjente se fëmijët e saj nuk ngopeshin me bukë asnjëherë.  Mirëpo kur Profeti (a.s) filloi të jetonte në këtë familje, bereqeti u fut në këtë shtëpi dhe veçanërisht kur Profeti (a.s) hante ushqim me fëmijët e xhaxhait.

Kur pjestarët e familjes së Ebu Talibit hanin ushqim të gjithë së bashku, apo qoftë edhe secili më vete, nuk ngopeshin, por kur bashkë me ta hante Profeti (a.s) ngopeshin.

Kur Ebu Talibi dëshironte t’i ushqente, u thoshte: Prisni, derisa të vijë djali im. Kur Profeti (a.s) vinte, ata hanin ushqim dhe përfitonin nga bereqeti i tij.

Nëse Ebu Talibi u jepte të pinin qumësht, në fillim pinte Profeti (a.s) nga ena, pastaj pinin të tjerët derisa ngopeshin të gjithë, megjithëse ajo ishte vetëm një enë. Ebu Talibi thoshte: Ti je një djalë i begatë.

Dashuria rritej dita-ditës

Fatimeja (gruaja e Ebu Talibit) e vuri re bereqetin që përfshiu shtëpinë e saj qysh kur Profeti (a.s) hyri në shtëpinë e saj. Prandaj dashuria për Profetin (a.s) i shtohej dita-ditës. Kështu që Profeti (a.s) e ndjeu se Allahu i kishte gjetur një nënë të dhembsur që ia zëvendësonte humbjen e nënës. Fatimeja u kujdes për Profetin (a.s) kur ai ishte fëmijë si dhe kur ishte djalë i ri. Ajo e vlerësonte dhe e respektonte Profetin (a.s). Ajo u kujdes për të derisa ai u martua me Hatixhen.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.