Besimtari që e përkujton Allahun me Dhikër

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ebu Musa el Esh’ari (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Shembulli i atij që përkujton Allahun e tij dhe atij që nuk e përkujton Allahun e tij është si shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.”

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Përmendja e Allahut (dhikri) i jep gjallëri shpirtit dhe zemrës së besimtarit.

2 – Ai që nuk e përmend Allahun është sikurse një njeri i vdekur në kuptimin shpirtëror dhe moral.

3 – Dhikri nuk është gjë dytësore, por thelbi i lidhjes me Allahun.

4 – Nuk është pasuria dhe as statusi i lartë që i jep vlerë njeriut, por ajo që i jep vlerë është afërsia e tij me Allahun.

5 – Dhikri e mban zemrën të lidhur me Allahun.

Mësim praktik:

Në një fshat të qetë jetonte një djalosh i quajtur Adem. Ai kishte një mik shumë të veçantë: një zog të vogël blu që e kishte gjetur të plagosur dhe e kishte shëruar. Zogu fluturonte çdo ditë rreth tij dhe cicëronte në mëngjes.

Një ditë, gjyshi i Ademit i dhuroi atij një kuti druri. Kjo nuk është një kuti e zakonshme – i tha, brenda saj është një zemër lodër që flet!

Ademi e hapi me kureshtje. Brenda kishte një zemër të vogël që rrihte me zë “tup-tup”. Pastaj papritur, zemra foli: Kur ti e përmend Allahun, unë ndriçoj dhe rrah fort! Por kur ti harron, unë lodhem dhe ndalem ngadalë…

Ademi u habit. Që atë ditë, ai filloi të thoshte “Subhanallah”, “Elhamdulilah”, “Allahu Ekber” dhe e falte çdo ditë namazin me më shumë përkushtim. Zemra e vogël e kutisë dritëronte sa herë që ai e përmendte Allahun.

Një ditë, një shok i tij e pyeti: Pse gjithmonë e përmend Allahun?”

Ademi buzëqeshi dhe tha: Sepse nuk dua që zemra ime të flejë. Dua të jetë gjithmonë gjallë, si zemra e atij që përkujton Zotin!

Autor: Elton Harxhi

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *