Në gadishullin arabik luftërat nuk ndalonin asnjëherë. Gjëja më e çuditshme ishte kur këto luftra ndodhnin për shkaqet më banale.
Një prej këtyre luftrave që u zhvillua ishte lufta e Fixharit. Kjo luftë u zhvillua midis kurejshëve dhe një fisi të quajtur Kajs Ajlan. Kjo luftë u quajt me këtë emër, ngaqë u zhvillua në muajt e ndaluar dhe ngaqë në këtë luftë, arabët shumë gjëra që në Mekë ishin të ndaluara i bënë të lejuara.
Në këtë luftë, fisi Kajs Ajlan do të shkatërrohej plotësisht, nëse disa njerëz nuk do të ndërhynin dhe të bënin paqe. Pastaj të dy palët ranë dakord që të numëronin numrin e të vrarëve. Ajo palë që kishte më shumë të vrarë, do të merrte nga pala tjetër shpagimin e gjakut për aq të vrarë më tepër që kishte se pala tjetër. Pas numërimit rezultoi se të vrarët e fisit Kajs Ajlan ishin më të tepër në numër, prandaj ata morën nga kurejshët shpagimin e gjakut për numrin e atyre personave që ishin vrarë më tepër.
Në këtë luftë mori pjesë edhe Profeti (a.s). Asokohe ai ishte 20 vjeç. Në këtë luftë ai nuk luftoi, por mblidhte shigjetat e armiqve dhe ia jepte xhaxhallarëve të tij.