Cilësitë e Benu Israilëve në suren Bekare

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Allahu i Madhëruar na tregon në Kuranin Fisnik se Benu Israilët kanë qenë populli i përzgjedhur i Allahut. Mirëpo me kalimin e viteve ata e humbën këtë të drejtë për shkak se i thyen dhe i kundërshtuan urdhrat e Allahut të Madhëruar, ku si moto të tyre kishin shprehjen: “Dëgjuam, por kundërshtojmë”. Në suren Bekare, Allahu i Madhëruar na tregon për këtë natyrë mëkatare të tyre. Më poshtë po rendis disa prej cilësive të tyre negative:

1 – Fshehja e të Vërtetës. Allahu i Madhëruar thotë: “Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.”[1]

2 – Atë që e thonin nuk e vepronin. Allahu i Madhëruar thotë: “Vallë a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?”[2]

3 – Adhurimi i viçit. Allahu i Madhëruar thotë: “Kujtoni kur i caktuam Musait dyzet net për takimin me të, e pastaj ju adhuruat viçin, duke vepruar si keqbërës.”[3]

4 – Guxim i tepruar i shoqëruar me arrogancë. Allahu i Madhëruar thotë: “Kujtoni kur i thatë Musait: O Musa! Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të shohim Allahun haptazi!”[4]

5 – Ndryshimi i fjalëve të Zotit. Allahu i Madhëruar thotë: “Kujtoni kur thamë: Hyni në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna” që Ne t’jua falim gabimet. Atyre që bëjnë vepra të mira, Ne jua shtojmë shpërblimin. Por keqbërësit e ndryshuan fjalën që iu tha me një fjalë tjetër.”[5]

6 – Mosmirënjohës ndaj mirësive të Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “Kujtoni kur thatë: O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka; perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra.”[6]

7 –  Mohimi dhe vrasja e të Dërguarve të Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa kurrfarë të drejte.”[7]

8 – Mosrespektimi i urdhrit të Ditës së Shtunë. Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht që keni dëgjuar për ata që nuk respektuan urdhrin e Ditës së Shtunë.”[8]

9 – Mosmarrja me seriozitet e urdhrit të Zotit. Allahu i Madhëruar thotë: “Kujtoni kur Musai i tha popullit të vet: Allahu ju urdhëron të therrni një lopë! Ata thanë: A po tallesh me ne?!”[9]

10 – Ngurtësimi i zemrave. Allahu i Madhëruar thotë: “Por, pas kësaj zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta.”[10]

11 – Shtrembërimi i fjalëve të Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: Kjo është prej Allahut që për këtë  të kenë një ndonjë dobi të vogël. Mjerë pë rata çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar.”[11]

12 – Të folurit pa dijeni. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata thonë: Zjarri do të na prekë vetëm ca ditë të numëruara. Thuaju: A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet, apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini.”[12]

13 – Kthimi i shpinës duke mos iu përmbajtur besëlidhjes. Allahu i Madhëruar thotë: “Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o Benu Israilë, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do t’u thoni fjalë të mira njerëzve, do të falni namazin e do të jepni zeqatin. Mirëpo më pas ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush.”[13]

14 – Mohimi i një pjese të Librit. Allahu i Madhëruar thotë: “A e besoni një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni.”[14]

15 – Këmbimi i kësaj bote me botën tjetër. Allahu i Madhëruar thotë: “Këta janë ata që jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme.”[15]

16 – Përgënjeshtrimi i profetëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapërdiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.”[16]

17 – Mohimi i Kuranit. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe, kur një Libër (Kurani) që vërtetonte Shkrimet e tyre, u erdhi atyre nga Allahu, ndonëse përpara luteshin për ndihmë kundër jobesimtarëve, pra, kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, ata e mohuan atë.”[17]

18 – Motoja e tyre ishte: “Dëgjuam, por kundërshtojmë”. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, thamë: Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni! Ju thatë: Ne dëgjuam, por kundërshtojmë.”[18]

19 – Armiq të engjëjve. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaju (o Muhamed) atyre që janë armiq të Xhebrailit, se ai ka zbritur Kuranin në zemrën tënde me lejen e Allahut..Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhebrailit dhe Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve.”[19]

20 – Shpifja ndaj Sulejmanit (a.s). Allahu i Madhëruar thotë: “E ata shkuan pas shpifjes që bënë djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit, E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues.”[20]

21 – Mosdëshirimi i të mirës për besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që mohojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe paganët, nuk dëshirojnë që t’ju zbresë ndonjë e mirë nga Zoti juaj.”[21]

22 – Nuk janë të kënaqur derisa ti të ndjekësh fenë e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pasosh fenë e tye.”[22]

23 – Zmbrapsja nga lufta. Allahu i Madhëruar thotë: “E kur ata u obliguan me luftë,u zmbrapsën, me përjashtim të një pakice.”[23]

24 – Refuzimi i meritokracisë së Talutit. Allahu i Madhuar thotë: “Profeti i tyre u tha: Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj. Ata thanë: Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?!”[24]

25 – Mosdurimi ndaj sprovës. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur Taluti u nis për luftë bashkë me ushtrinë, u tha atyre: Allahu do t’ju provojë me një lumë. Kush pi ujë në të, nuk është ushtari im. Ndërsa kush nuk pi ujë në të, ose kënaqet vetëm me një grusht ujë, është ushtari im. Por të gjithë pinë, përveç një pakice.”[25]

26 – Disfatizmi dhe demoralizimi. Allahu i Madhëruar thotë: “Pasi ai me ata (ushtarë) që ishin besimtarë kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë  me Xhalutin dhe ushtrinë e tij.”[26]

Autor: Elton Harxhi

[1] – Sure Bekare: 42.

[2] – Sure Bekare: 44.

[3] – Sure Bekare: 51.

[4] – Sure Bekare: 55.

[5] – Sure Bekare: 58-59.

[6] – Sure Bekare: 61.

[7] – Sure Bekare: 61.

[8] – Sure Bekare: 65.

[9] – Sure Bekare: 67.

[10] – Sure Bekare: 74.

[11] – Sure Bekare: 79.

[12] – Sure Bekare: 80.

[13] – Sure Bekare: 83.

[14] – Sure Bekare: 85.

[15] – Sure Bekare: 86.

[16] – Sure Bekare: 87.

[17] – Sure Bekare: 89.

[18] – Sure Bekare: 93.

[19] – Sure Bekare: 97 – 98.

[20] – Sure Bekare: 102.

[21] – Sure Bekare: 105.

[22] – Sure Bekare: 120.

[23] – Sure Bekare: 246.

[24] – Sure Bekare: 247.

[25] – Sure Bekare: 249.

[26] – Sure Bekare: 249.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.