Cilët janë sahabët për të cilët Ebu Bekri (r.a) është bërë sebep që ata të hyjnë në Islam?

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ebu Bekri (r.a) ka qenë një njeri social i cili shoqërohej me të gjithë njerëzit. Ai ka qenë një njeri i thjeshtë, i dashur, fisnik, tregtar, bujar, bamirës dhe me moral të mirë. Ai është prej personave të parë të cilët e përqafuan Islamin. Ebu Bekri (r.a) nuk u mjaftua me faktin që ishte bërë musliman, por ai u bë sebep që edhe njerëz të tjerë ta përqafonin Islamin. Personat që hynë në Islam duke qenë sebep Ebu Bekri (r.a) janë:

Othman ibn Afani.

Zubejr ibn Auami.

Abdurrahman ibn Aufi.

Sa’d ibn ebu Uekasi.

Talha ibn Ubejdullahi.

Këta ishin sahabët e parë që Ebu Bekri (r.a) i thirri në Islam dhe ata pranuan që të hynin në Islam. Pas këtyre, ka edhe sahabë të tjerë të cilët Ebu Berki (r.a) i thirri në Islam dhe ata pranuan që të hynin në Islam. Këta sahabë janë:

Ebu Ubejde Ibn El Xherahu.

Ebu Selemeh ibn Abdul Esedi.

Erkam ibn Erkami.

Othman ibn Medh’uni

Abdullah ibn Medh’uni.

Seid ibn Zejdi.

Fatime bintu Hatabi.

Esma bintu ebi Bekrin.

Ummu Fadli

Habab ibn Ereti.

Utbeh ibn Gazeuani.

Umejr ibn ebi Uekasi.

Abdullah ibn Mes’udi.

Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.