Dispozita fetare e bashkimit të namazeve pa shkak

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Emri i Myftiut: Shejh Fehd Ibn Jahja El Amari / Gjykatës i gjykatës së apelit të Mekës Mukerremeh

Pyetje: Kohët e fundit ka qarkulluar një fetva në të cilën thuhet se lejohet bashkimi i namazeve pa shkak. Argument për këtë fetva është hadithi i Ibn Abasit (r.a) i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka falur Ylenë me Iqindinë së bashku dhe Akshamin me Jacinë së bashku duke mos qenë i sëmurë, as në udhëtim, as duke mos patur frikë dhe as për shkak të shiut.”[1]

A është i saktë ky mendim?

Përgjigja:

1 – Të gjithë dijetarët kanë rënë në konsesus(Ixhma) se absolutisht nuk lejohet bashkimi i namazeve pa ndonjë shkak. Një gjë të tillë e kanë thënë Ibn AbduBer, Ibn Kudameh, Ibn Tejmije dhe Albani. Argument i konsesusit (ixhma) të tyre janë argumentet që flasin për obligueshmërinë e faljes së namazit në kohën e duhur. Askush nuk mund ta hedhë poshtë konsesusin e dijetarëve veçse me konsesus. Në rastin konkret, falja e namazit në kohën e duhur është kusht për të cilën dijetarët kanë rënë në konsesus.

2 – Nuk është transmetuar as një fjalë, veprim apo fetva  nga sahabët, tabi’inët, të parët e Umetit dhe katër imamllarët se lejohet bashkimi i namazeve pa shkak. Sakaq, në lidhje me këtë çështje, sahabët janë më të informuar  se kushdo tjetër, sepse ata kanë qenë dëshmitar të revelatës hyjnore.

3 – Hadithi nënkupton se bashkimi i namazeve nuk lejohet, por në rastin kur bashkimi nuk ndodh dhe kjo shkakton vështirësi, atëherë ai bëhet legjitim. Kështu duhet të kuptohet edhe përgjigja që Ibn Abasi (r.a) ka dhënë kur ka thënë: nuk ka dashur ta vendosë Umetin e tij në vështirësi, pra nëse njerëzit nuk do ta bashkonim namazet do të viheshin në siklet dhe vështirësi. Atëherë bashkimi është legjitimuar? Për një shkak të arsyeshëm, mirëpo kush nuk ka një shkak të arsyeshëm nuk i lejohet të bashkojë namazin, pasi nuk ka vështirësi apo siklet. Kjo është një përgjigje madhështore, e drejtë dhe e saktë.

4 – Ky lloj bashkimi – i përmendur në hadith –  ka qenë para se rregullat dhe dispozitat sheriatike të merrnin formën përfundimtare; para rregullit se namazi duhet të falet në kohën e duhur dhe se nuk mund të falet i bashkuar vetëm nëse ka ndonjë shkak të justifikuar sheriatikisht. Më pas, kur rregullat dhe dispozitat fetare morën formën e tyre përfundimtare, bashkimi i namazeve nuk lejohet vetëm se në rastin e ndonjë shkaku të qartë si të sëmundjes, udhëtimit apo rasti tjetër.

5 – Bashkimi i namazeve mund të bëhet edhe për shkaqe të tjera që nuk janë përmendur në këtë hadith. Pra hadithi është thënë që mos të mendojë dikush se nuk ka edhe shkaqe të tjera që e lejojnë bashkimin e namazeve.

6 – Një interpretim tjetër i këtij hadithi është se këtu bëhet fjalë për bashkimin e namazeve në formë “Suri” që do të thotë se besimtari e fal namazin e Ylesë në fundin e kohës së Ylesë dhe e fal Iqindinë menjëherë sa të hyjë koha e namazit të Iqindisë. Argument për këtë është hadithi i Ibn Abasit i cili ka thënë: “E kam falur bashkë me Profetin (a.s) Ylenë me Iqindinë të bashkuar në fundin e kohës së Ylesë dhe menjëherë në fillim të kohës së Iqindisë dhe Akshamin me Jacinë të bashkuar në fundin e kohës së Akshamit dhe menjëherë në fillim të kohës së Jacisë”[2]Pra në këtë hadith Ibn Abasi (r.a) shprehet qartë se bëhet fjalë për bashkimin e namazeve në formë “Suri”. Kështu që nëpërmjet këtyre fjalëve, ne arrijmë të bëjmë harmonizimin dhe gërshetimin midis haditheve.

7 – Në parim duhet që namazi të falet në kohën e duhur. Kjo është dispozita fetare në lidhje me faljen e namazit, kështu që nuk lejohet që të themi të kundërtën e kësaj vetëm nëse vijmë me një argument bindës.

8 – Bashkimin e namazeve pa ndonjë shkak një grup dijetarësh si Bejahakiu, Dhehebiu, Sujuti, Ibn Tejmije dhe Sheukani e kanë konsideruar mëkat të madh.

9 – Ata të cilët thonë se lejohet bashkimi i namazeve pa shkak janë “Rafiditë”[3]

10 – Neueuiju, Ibn Batali, Ibn Haxheri dhe dijetarë të tjerë të “Ehlu Sunetit” kanë thënë se ç’ka është transmetuar nga disa dijetarë se e kanë lejuar bashkimin e namazeve, kjo nuk nënkupton bashkimin e namazeve pa shkak, por nënkupton bashkimin e namazeve në rast nevoje.

Kështu pra, në lidhje me këtë çështje e vërteta është sqaruar për këdo që dëshiron ta ndjekë atë. Kurse përsa i përket atij që ndjek tekat, rehatinë dhe mendimet e mbrapshta, ai është i verbër ndaj të vërtetës. Allahu është Llogarimarrësi dhe Mbikqyrës ndaj çdo njeriu. Allahu e di më mirë.

Në ditët e sotme jemi sprovuar me mendime të mbrapshta të cilat bien në kundërshtim me Kuranin, Sunetin, Ixhmanë (Konsesusin) dhe objektivat e sheriatit me preteksin se ne jemi burra dhe ata janë burra, me prekteksin se secili ka të dretjtë të thotë mendimin e tij, me preteksin se i jepet prioritet mendimit të pasardhësve para mendimit të parardhësve. Jemi sprovuar me njerëz të cilët kanë devijuar për vete dhe të tjerët nga rruga e drejtë që kapen pas argumenteve të pabaza. Jemi  sprovuar me njerëz tepër injorantë të cilët nuk kanë lidhje fare me dijen (fetare). Të tillë njerëz pretendojnë se janë të dijshëm por ata janë vite dritë larg dijes dhe dijetarëve. Jemi sprovuar me njerëz të cilër marrin për argument lapsuset e dijetarëve.

[1] – Muslimi.

[2] – Nesai.

[3] – Rafiditë janë sekt ekstrem i shiiteve të cilët refuzojnë ardhjen në krye të hilafetit të Ebu Bekrit dhe Omerit. Sh.p.k.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

PrayerFajrSunriseZuhrAsrMaghribIsha
Begins12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
Iqamah12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

Prayer Begins Iqamah
Fajr12:00 am 12:00 am
Sunrise12:00 am
Zuhr12:00 am 12:00 am
Asr12:00 am 12:00 am
Maghrib12:00 am 12:00 am
Isha12:00 am 12:00 am

Artikujt e fundit