Dora e tradhëtisë është e shkurtër

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Tradhtia konsiderohet në Islam si një nga mëkatet e mëdha dhe një nga tiparet e dëmshme të karakterit njerëzor, për të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë folur ashpër, për shkak të pasojave shkatërruese që ajo ka mbi individin dhe shoqërinë.

Në Librin e Allahut të Madhërishëm gjejmë pasqyrimin e detajuar të tipareve njerëzore, duke përfshirë të mirat dhe të këqijat, besnikërinë dhe tradhtinë, ndershmërinë dhe gënjeshtrën. Njohja e këtyre tipareve jo vetëm që forcon adhurimin ndaj Allahut, por gjithashtu na tregon natyrën komplekse të njerëzve, në mënyrë që të mos habitemi nga situata të papritura që mund të sjellin pendim dhe dhimbje. Studimime vëmendje i Kuranit dhe Sunetit e zbërthen këtë natyrë dhe na mëson si të veprojmë me mençuri ndaj saj.

Tradhtia: një tipar i dëmshëm njerëzor i ndaluar nga Islami

Në ga tiparet e ndaluara që Allahu na ka paralajmëruar në Kuran dhe Pejgamberi (a.s) është tradhtia. Për të dënuar këtë tipar dhe për të ekspozuar ata që e praktikojnë, Profeti (a.s) ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, tradhtari do të ketë një të varur një flamur (që të njihet). Në atë ditë do të thuhet: Kjo është tradhtia e filanit.”[1]

Kjo tregon se tradhtari do të ekspozohet para njerëzve në Ditën e Gjykimit dhe do të turpërohet. Dijetarët myslimanë kanë kuptuar rrezikun e tradhtisë, prandaj imam Buhariu e ka vendosur këtë hadith nën titullin: “Mëkat i tradhtarit ndaj të mirëve dhe të këqijve,” që tregon se tradhtia është e ndaluar pavarësisht se kush është viktima: e mirë apo e keqe.

Tradhtia ndalohet edhe ndaj jo-myslimanëve

Parimi i besnikërisë ndaj marrëveshjeve në Islam është absolut dhe ato duhet të respektohen me të gjithë, madje edhe me jo-myslimanët. Allahu udhëzoi Pejgamberin (a.s) të mbante premtimet me ta: “Dhe nëse frikohesh nga një popull për tradhti, atëherë bëhu i sinqertë me ta, sepse Allahu nuk i do tradhtarët.”[2]

Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Nuk ka besim për atë që nuk e ruan amanetin, dhe nuk ka fe për atë që nuk e respekton marrëveshjen.”[3]

Historia e tradhtisë së hebrenjve të Benu Nadirit

Kur Profeti (a.s)  hyri në Medinë, ai bëri një marrëveshje me hebrenjtë e qytetit kur shkroi Kartën e Medinës, që përfshinte mbrojtjen e qytetit dhe kontributin e tyre – simbolik – kundrejt shtetit. Kur ai (a.s) kërkoi prej tyre që edhe ata të kontribuonin në shpagimin e gjakut të dy personave që ishin vrarë  gabimisht nga myslimanët, ata – në fillim –  u shfaqën bashkëpunues, por në fshehtësi planifikuan të vrisnin Profetin (a.s) duke hedhur një gur mbi të. Por, Allahu e lajmëroi Profetin (a.s) për tradhtinë e tyre dhe ai u tërhoq pa u lënduar.

Historianët tregojnë: “Ata i thanë: Do të bëjmë, o Ebu Kasim, çfarë të duash. Tashmë ka ardhur koha që ti të na vizitosh dhe të na vish. Ulu që të të ushqejmë! I Dërguari i Allahut (a.s) ishte i mbështetur në një nga shtëpitë e tyre. Pastaj disa prej tyre u tërhoqën veçmas dhe u konsultuan mes vete. Hujej ibn Ahtabi tha: O shokë hebrenj! Ja ku ju erdhi Muhamedi me një grup nga shokët e tij, ata as dhjetë vetë nuk janë. Hidhni mbi të gurë nga maja e kësaj shtëpie, nën të cilën ndodhet, dhe vriteni! Se nuk do ta gjeni kurrë më të pambrojtur sesa tani!

Nëse ai vritet, shokët e tij do të shpërndahen; kush është prej Kurejshëve do të kthehet në Haremin e tyre, ndërsa këtu do të mbeten Eusi dhe Hazrexhi, që janë aleatët tuaj. Pra atë që gjithmonë keni dashur ta bëni, bëjeni tani! Amr bin Xhahashi tha: Unë do të ngjitem mbi shtëpi dhe do të hedh mbi të një copë shkëmbi. Selam ibn Mishkemi tha: O populli im! Bindmuni këtë herë, qoftë edhe nëse më kundërshtoni gjithë jetën! Pasha Allahun, nëse e bëni këtë, ai padyshim do të mësojë se kemi bërë tradhti, dhe kjo është prishje e besëlidhjes që është mes nesh dhe tij. Mos e bëni! Pasha Allahun, edhe sikur ta bëni atë që doni, do të ngrihet nga ata dikush që do të mbajë këtë fe deri në Ditën e Kiametit, do t’i shfarosë hebrenjtë dhe do ta lartësojë fenë e tij!

Megjithatë ai (Amri) kishte përgatitur copën e shkëmbit për ta hedhur mbi të Dërguarin (a.s) dhe për ta lëshuar. Kur po bëhej gati, i erdhi lajmi të Dërguarit të Allahut (a.s) nga qielli për atë që ata kishin planifikuar. Ai u ngrit shpejt, si të kishte një nevojë, dhe u nis drejt Medinës. Ndërsa shokët e tij u ulën dhe vazhduan bisedën, duke menduar se ai kishte dalë për ndonjë nevojë. Kur humbën shpresat për kthimin e tij, Ebu Bekri (r.a) tha: Nuk ka më kuptim të qëndrojmë këtu.”

Populli hebre tradhtar, prezencën e Profetit (a.s) me një grup të vogël prej shkokëve të tij në shtëpitë e tyre,  e pa si një mundësi operacionale të rrallë dhe mundësi të artë që të vjen njëherë në jetë. Brenda pak çastesh tradhtia gëloi brenda zemrave të tyre, u vendosën objektivat dhe u përgatit plani: një gur i hedhur nga maja e shtëpisë do ta vriste, shokët e tij do të shpërndaheshin, kurejshitët do të ktheheshin në Mekë, Eus dhe Hazrexhi – aleatët e vjetër të hebrenjve – do të mbeteshin, dhe kështu do të merrte fund ky rrezik i madh.

Përballë zërit të tradhtisë, doli zëri i së vërtetës që e artikuloi Selam ibn Mishkem, i cili i paralajmëroi se Profeti (a.s) do ta merrte vesh tradhtinë e tyre dhe, edhe sikur ta vrisnin, do të kishte dikush që do t’i ndëshkonte për këtë tradhti. Tradhtia fitoi mbi zërin e së vërtetës, megjithë këtë dredhi të madhe, por Allahu e përmbush çështjen e Tij: “Dhe ata bëjnë plane, por Allahu bën plane, e Allahu është më i miri i planbërësve.”[4] Allahu e shpëtoi të Dërguarin e Tij dhe e njoftoi për atë që fshihnin zemrat e tradhtarëve, kështu ai doli menjëherë pa folur. Shokët e tij pritën kthimin e tij, por kur ai nuk u kthye, ata dolën pas tij.

Vëreji tradhtarët me kujdes dhe do të shikosh se ata të japin dorën në shenjë paqeje, të presin me  mikpritjeje dhe premtojnë se do të ndihmojnë, por sytë e tyre kërkojnë dobësinë tënde. Fytyrat e tyre buzëqeshin, ndërsa dora tjetër e tyre përgatitet të godasë me grushtin vdekjeprurës. Këto cilësi të këqija trashëgohen brez pas brezi, nga etërit te bijtë, dhe do të mbeten deri në Ditën e Kiametit.

Allahu i Lartësuar ka regjistruar tradhtinë e tyre në Librin e Tij: “Për shkak se ata e prishën marrëveshjen e tyre, mohuan shpalljet e Allahut, vranë profetët pa të drejtë dhe thanë: Zemrat tona janë të mbuluara. Jo, Allahu ua vulosi zemrat e tyre për shkak të mohimit të tyre, e ata nuk besojnë veçse shumë pak.”[5]

Kur shqyrtojmë tradhtinë e hebrenjve, shohim se ajo buron nga ligësia e shpirtit të tyre dhe pasojat e saj  reflektohen në ashpërsinë e tyre ndaj të tjerëve. Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë në të njëjtin ajet: “Për shkak se ata e prishën marrëveshjen e tyre, mohuan shpalljet e Allahut, vranë profetët pa të drejtë dhe thanë: Zemrat tona janë të mbuluara. Jo, Allahu ua vulosi zemrat e tyre për shkak të mohimit të tyre, e ata nuk besojnë veçse shumë pak.”[6]

Si duhet të sillemi me tradhtarët?

Allahu i Madhëruar na ka mësuar se si të sillemi me tradhtarët, sepse ata janë një kategori njerëzish që do t’i hasim kudo. Prandaj duhet:

Së pari: Të kuptosh se fuqia e Allahut është mbi fuqinë e tyre. Duhet të jesh i vetëdijshëm se deri ku mund të arrijë fuqia e tyre dhe se tradhtia e tyre u jep atyre përshtypjen e një fuqie pa kufi. Por Allahu i Madhëruar e zbulon përllogaritjen e tyre të gabuar duke thënë: “Mos mendo se ata që mohuan mund t’i shpëtojnë dënimit në tokë; vendbanimi i tyre është zjarri, dhe sa vend i keq është ai.”[7]

Pavarësisht sa e madhe duket fuqia dhe ashpërsia e tyre, ata nuk mund ta mposhtin Allahun. “Le të mos të mashtrojë shëtitja e mohuesve nëpër vende. Është vetëm një përfitim i pakët, pastaj vendbanimi i tyre është Xhehenemi, dhe sa vend i shëmtuar është ai.”[8]

Së dyti: Përpjekja për të zotëruar fuqinë parandaluese. Duhet të kuptojmë se fuqia e tradhtisë, sado e madhe të jetë, mund të mposhtet. Kuptimi i këtij nocioni na shtyn të përgatitemi, ashtu sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Përgatituni kundër tyre me sa të keni fuqi dhe me kuaj të shtrënguar, që të frikësoni me të armiqtë e Allahut dhe armiqtë tuaj, si edhe të tjerë përveç tyre që ju nuk i njihni, por Allahu i di ata.”[9]

Kjo përgatitje u siguron myslimanëve forcë, nga e cila armiqtë e tyre frikësohen dhe i mbron ata jo vetëm nga sulmi, por edhe nga mendimi për të bërë agresion.

Së treti: Vigjilenca dhe kujdesi i vazhdueshëm. Allahu i Madhëruar na tërheq vërejtjen për rëndësinë e vigjilencës dhe përkujdesjes, që të mos biem në gjumë apo huti, sepse armiku është i vëmendshëm dhe pret momentin e pakujdesisë për të kryer tradhtinë e tij. Allahu thotë: “O ju që keni besuar, merrni masat tuaja dhe dilni herë në grupe, herë të gjithë bashkë.”[10]

Ibn Abasi (r.a) ka thënë për këtë ajet: “Dilni në grupe” do të thotë në çeta, pra në njësi të vogla të shpërndara, ndërsa “ose dilni të gjithë” do të thotë të dilni të gjithë së bashku.

Së katërti: Kapja pas litarit të Allahut dhe uniteti. Armë më e fuqishme kundër dredhive është mbajtja fort pas fesë së Allahut dhe uniteti i radhëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Kapuni të gjithë fort pas litarit të Allahut dhe mos u përçani.”[11]

Në litarin e Allahut gjendet shpëtimi dhe mbijetesa, sado e madhe të jetë dredhia dhe tradhtia. Kujtoni gjithmonë se: “Dredhia e keqe nuk i rrethon askënd tjetër përveç atij që e bën.”[12]

Autor: Muhamed Atije

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Buhariu.

[2] – Sure Enfal: 58.

[3] – Ahmedi. Hadithi është Sahih.

[4] – Sure Enfal: 30.

[5] – Sure Nisa: 155.

[6] – Sure Nisa: 155.

[7] – Sure Nur: 57.

[8] – Sure Ali Imran: 196 – 197.

[9] – Sure Enfal: 60.

[10] – Sure Nisa: 71.

[11] – Sure Ali Imran: 103.

[12] – Sure Fatir: 43.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.