Edukata e Dhikrit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Allahu thotë në Kuran:

“O besimtarë, përmendeni sa më shumë Allahun”

Profeti (a.s) ka thënë:

“Dallimi midis atij që përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend është si dallimi mes të gjallit dhe të vdekurit.

Dialog:

Selimi: Babi, dua të të bëj një pyetje.

Babai: Urdhëro!

Selimi: Çfarë është dhikri?

Babai: Të përmendësh Allahun.

Selimi: Kush na ka mësuar, që ta përmendim Allahun me dhikër?

Babai: Allahu në Kuran dhe Profeti Muhamed (a.s) në fjalët e tij Selimi: Kur mund të bëjmë dhikër?

Babai: Në çdo kohë dhe çast.

Selimi: Faleminderit babi. Unë dua të bëj dhikër tani

Babai: Shumë mirë. Hadje të fillojmë… Subhanallah…

Kur bëjmë Dhikër:

Engjëjt na mbulojnë me krahët e tyre

Na përfshin mëshira e Zotit

Na qetësohen zemrat

Allahu na përmend lart në qiell

Allahu na ngre në grada të larta

Dhikri  është më i mirë se ari dhe argjendi

 Disa fukarenj shkuan tek Profeti Muhamed (a.s) dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut! Të pasurit na e kaluan”.

Profeti (a.s) pyeti: “Përse”?

“Po ja – thanë fukarenjtë -, ata falen sikurse ne, agjërojnë si ne, por ata japin nga pasuria e tyre, kurse ne nuk kemi mundësi”.

Profeti (a.s) tha: “Allahu jua ka dhënë edhe juve këtë mundësi”! Fukarenjtë pyetën: “Si”?

Profeti (a.s) tha: “Duke thënë: Subhanallah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, La ilahe il Allah”.

Fëmijë të dashur! A e dini se:

Fjala “Elhamdulilah” e mbush peshoren.

“Subhanallah” dhe “Elhamdulilah” mbushin hapësirën midis qiejve dhe Tokës.

Dialog:

Mësuesi: Asllan, kur themi “Subhanallah”?

Asllani: Kur shohim një krijim të Allahut.

Mësuesi: Selma, kur themi “Elhamdulilah”?

Selma: Kur duam të falenderojmë Allahun.

Mësuesi: Esma, kur themi “Allahu Ekber”?

Esma: Kur duam ta madhërojmë Allahun.

Mësuesi: Enis, kur themi “Estagfirullah”.

Enisi: Kur duam t’i kërkojmë falje Allahut.

Mësuesi: Hasan, kur themi “Inshallah”?

Hasani: Kur duam të bëjmë një punë në të ardhmen.

Sulejmani direkt pas faljes së namazit thotë:

Estagfirullah (3 herë)

Subhanallah (33 herë)

Elhamdulilah (33 herë)

Allahu Ekber (33herë)

Më pas, mund të lexojë edhe suret:

Ihlas

Felek

Nas

Mos e ço dëm kohën tënde, por shfrytëzoje atë duke përmendur Allahun!

Edukata ime e dhikrit:

Unë them “Subhanallah” çdo ditë

Unë them “Elhamdulilah” çdo ditë

Unë them “Allahu ekber” çdo ditë

Unë them “Estagfirullah” çdo ditë

Unë them “Subhanallahi ue bihamdihi” çdo ditë

Unë them “Subhanallahil Adhim” çdo ditë

Unë them “La Ilahe il lallah” çdo ditë

Unë them “Allahum-me sal-li ala Muhamed” çdo ditë.

Autor: Elton Harxhi

 

 

 

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *