Edukata me Allahun

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Të dashur fëmijë!

Allahu është Krijuesi.

Allahu ka krijuar qiellin.

Allahu ka krijuar tokën.

Allahu ka krijuar yjet.

Allahu ka krijuar lumenjtë, detrat dhe oqeanet.

Allahu ka krijuar malet dhe fushat.

Allahu ka krijuar bimët dhe pemët.

Allahu ka krijuar peshqit, kafshët dhe shpendët.

Allahu ka kijuar engjëjt, xhindet dhe njerëzit.

Allahu ka krijuar gjithçka.

Profeti Ibrahim (a.s) ka thënë:

Allahu më ka krijuar dhe më udhëzon,

Allahu më ushqen dhe më jep të pi,

Allahu më shëron kur sëmurem,

Allahu do të më ringjallë, pasi të vdes

Allahu do të m’i falë gabimet e mia.

Të dashur fëmijë!

Allahu është Dhuruesi.

Allahu na ka dhuruar shiun.

Allahu na ka dhuruar prindërit.

Allahu na ka dhuruar sy që të shikojmë.

Allahu na ka dhuruar veshë që të dëgjojmë.

Allahu na ka dhuruar këmbë që të ecim.

Allahu na ka dhuruar shumë mirësi dhe begati saqë është e pamundur që të numërohen.

Profeti Sulejman (a.s) dhe mirësitë e Allahut:

Profeti Sulejman (a.s) ka qenë mbreti më i madh i kohës së tij.

Profeti Sulejman (a.s) kishte një ushtri, që përbëhej nga njerëzit, xhindet dhe shpendët.

Profeti Sulejman (a.s) kishte shumë kuaj të bukur.

Profeti Sulejman (a.s) dinte gjuhën e kafshëve dhe të shpendëve.

Profet Sulejman (a.s) komandonte erën – me lejen e Allahut – e cila e çonte ku të dëshironte.

Profeti Sulejman (a.s) e falenderonte gjithmonë Allahun për mirësitë e panumërta, që Ai i kishte dhuruar.

La ilahe il-lallah (Nuk kak zot tjerër përveç Allahut)

Stop adhurimit të idhujve!

Stop adhurimit të njerëzve!

Stop adhurimit të yjeve!

Stop adhurimit vendeve të shenjta!

Vërtetësia e idhujve:

Idhujt nuk kanë krijuar asgjë.

Idhujt nuk na kanë dhënë asgjë.

Idhujt nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë.

Idhujt nuk i përgjigjen lutjes së askujt.

Allahu thotë në Kuran:

Thuaj: Allahu është Një i Vetëm.

Allahu është Ai që çdo krijesë ka nevojë për Të.

Ai nuk lind kënd, as nuk është i lindur prej dikujt.

Dhe askush nuk është i barabartë me Të.

Besimi i Profetëve:

Profeti Adem (a.s) besonte dhe adhuronte vetëm Allahun.

Profeti Nuh (a.s) besonte dhe adhuronte vetëm Allahun.

Profeti Ibrahim (a.s) besonte dhe adhuronte vetëm Allahun.

Profeti Jusuf (a.s) besonte dhe adhuronte vetëm Allahun.

Profeti Musa (a.s) besonte dhe adhuronte vetëm Allahun.

Profeti Daud (a.s) besonte dhe adhuronte vetëm Allahun.

Profeti Isa (a.s) besonte dhe adhuronte vetëm Allahun.

Profeti Muhamed (a.s) besonte dhe adhuronte vetëm Allahun.

Pra të gjithë profetët – nga i pari tek i fundit – besuan Allahun dhe adhuruan vetëm Atë.

Po ashtu edhe besimtari dhe besimtarja duhet të besojë dhe të adhurojë vetëm Allahun.

Edukata ime me Allahun:

Unë e besoj Allahun.

Unë e falenderoj Allahun për të mirat që më ka dhënë.

Unë e adhuroj Allahun.

Unë i mbështetem vetëm Allahut.

Unë e madhëroj Allahun.

Unë i bindem Allahut.

Unë i lutem dhe i kërkoj ndihmë vetëm Allahut.

Unë jam i kënaqur me caktimin e Allahut.

Unë kërkoj falje tek Allahu.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.