Edukata me fenë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Të dashur fëmijë!

Islami është feja e Allahut.

Islami është feja e vërtetë tek Allahu.

Islami është feja e paqes.

Islami është feja e butësisë.

Islami është feja e mëshirës.

Islami është feja e lehtësimit.

Islami është feja e të gjithë njerëzimit.

Islami është feja e natyrës së pastër.

Prandaj: Ne jemi krenarë që jemi myslimanë.

Në orën e edukatës islame:

Mësuesi: Ardit, sa fe ka në botë?

Arditi: Ka aq shumë fe, saqë është e vështirë të numërohen.

Mësuesi: Zejnep, a janë të gjitha fetë të vërteta?

Zejnepi: Jo mësues, të gjitha fetë janë të gabuara, përveç njërës.

Mësuesi: Hatixhe, cilët janë tre fetë, të cilave Allahu u ka shpallur libër?

Hatixhja: Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami.

Mësuesi: Osman, cila nga këto fe është feja e vërtetë?

Osmani: Feja islame mësues.

Mësuesi: Përse?

Shemsiu: Për shkak se Islami është e vetmja fe, të cilën e ka ruajtur Allahu.

Mësuesi: Ju lumtë fëmijë.

Dialog:

Ismaili: Mami, çfarë duhet të bëjë një njeri nëse dëshiron të bëhet mysliman?

Mami: Duhet të thotë shehadetin.

Ismaili: Si thuhet shehadeti?

Mami: “Esh’hedu en la ilahe il lallah ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu

Ismaili: Cili është kuptimi i shehadetit?

Mami: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut.

Ismaili: Faleminderit mami. Allahu ta shpërbleftë me të mira.

Kushtet e Islamit:

1 – Shehadeti

2 – Falja e namazit

3 – Dhënia e Zekati

4 – Agjërimi i Ramazanit

5 – Haxhi një herë në jetë për atë që ka mundësi.

Të dashur fëmijë!

Feja islame flet për besimin.

Feja islame flet për adhurimin.

Feja islame flet për moralet e mira.

Feja islame rregullon marrëdhëniet e njeriut me Allahun.

Feja islame rregullon marrëdhëniet e njeriut me të tjerët.

Feja islame rregullon marrëdhëniet e njeriut me veten e tij.

Disa nga urdhëresat e fesë islame:

Adhuroje Allahun!

Fale namazin!

Jepe zekatin!

Agjëroje Ramazanin!

Kryeje haxhin!

Sillu mirë me prindërit!

Ji njeri i drejtë dhe i sinqertë!

Mbaje besën dhe amanetin!

Disa nga ndalesat e fesë islame:

Mos adhuro askënd tjetër përveç Allahut!

Mos u sill keq me prindërit!

Mos vidh!

Mos gënje!

Mos luaj bixhoz!

Mos ha mish derri!

Mos pi duhan e as alkol!

Mos ji mëndjemadh!

Mos e thyej besën dhe amanetin!

Hadith:

Njëherë Profeti (a.s) u tha shokëve të tij: “Feja është këshillë. Shokët e pyetën: Për kë është këshillë? Profeti (a.s) tha: Për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për të parët e myslimanëve dhe për të gjithë myslimanët.”

Dialog:

Gjyshi: Eh si janë bërë njerëzit sot, “pa din dhe pa iman”.

Selmani: Gjysh, çfarë do të thotë “pa din dhe pa iman”

Gjyshi: Po ja “pa din dhe pa iman” do të thotë një njeri pa fe dhe pa besim.

Selmani: Gjysh, çfarë mund të bëjë një njeri “pa din dhe pa iman”?

Gjyshi: Gjithë të këqijat.

Selmani: Për shembull?

Gjyshi: Një njeri i tillë e shan Zotin dhe fenë e Tij. Një njeri i tillë nuk i bindet Allahut dhe as urdhërave të Tij. Një njeri i tillë i bindet vetëm tekave të tij, shejtanit dhe urdhrave të tij.

Selami: Sa keq qenka të jesh “pa din dhe pa iman”, gjyshi!

Gjyshi: Është e vërtetë nipi im i dashur, prandaj ne duhet të jetojmë me “din dhe iman”

Dialog:

Sara: Mami, çfarë ndodh me njeriun pasi varroset?

Mami: I vijën dy engjëj – Munkeri dhe Nekiri – dhe i bëjnë tre pyetje?

Sara: Çfarë pyetjesh?

Mami: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote dhe cili është Profeti yt?

Sara: E si përgjigjet njeriu?

Mami: Nëse është besimtar thotë: Zoti im është Allahut, feja ime është Islami dhe profeti im është Muhamedi (a.s)

Sara: Po ai që është jobesimtar, a i përgjigjet këtyre pyetjeve?

Mami: Jo.

Sara: Po përgjigja e këtyre pyetjeve është shumë e thjeshtë?!

Mami: Është e thjeshtë për ne që jemi besimtarë, ndërsa jobesimtari e ka pamundur të përgjigjet. Prandaj ne duhet të falenderojmë Allahun, i Cili na ka bërë myslimanë.

Sara: Elhamdulilah.

Lutje profetike:

“Radijtu bil lahi rabben, ue bil islami dinen, ue bi Muhammedin (s,a.w.s) nebijjen ue resulen”

Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin (s,a.w.s) si Profet e të Dërguar.

Edukata ime me fenë islame:

Unë e dua fenë time.

Unë i respektoj urdhrat e fesë.

Unë adhuroj vetëm Allahun.

Unë e fal namazin.

Unë agjëroj Ramazanin.

Unë lexoj Kuran.

Unë sillem mirë me prindërit.

Unë them gjithmonë të vërtetën.

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.