Kurani është Libri i Allahut (xh.sh), të cilin ia zbriti Profetit Muhamed (a.s), nëpërmjet engjëllit Xhebrail (a.s)
Dialog:
Amari: Gjyshi, cili është libri i fundit që ka zbritur Allahu?
Gjyshi: Kurani.
Amari: Përse e ka zbritur Allahu Kuranin?
Gjyshi: Allahu e ka zbritur Kuranin, për t’i udhëzuar njerëzit në rrugë të drejtë.
Amari: Për çfarë flet Kurani?
Gjyshi: Kurani flet për besimin tek Allahu, besimin në botën tjetër, adhurimin e Zotit, moralin e lartë, historitë e profetëve dhe largimin nga veset e këqija.
Amari: Sa sure ka Kurani? Gjyshi: 114.
Amari: Cila është surja e parë dhe surja e fundit e Kuranit?
Gjyshi: Surja e parë e Kuranit titullohet “Fatiha”, kurse surja e fundit titullohet “Nas”
Amari: Allahu ta shpërbleftë me të mira.
Lukmani i dha këto këshilla djalit të tij:
Biri im! Mos i shoqëro Allahut askënd në adhurim!
Biri im! Nderoji dhe respektoji prindërit!
Biri im! Falenderoje Zotin dhe prindërit!
Biri im! Allahu e di të fshehtën.
Biri im! Fale namazin!
Biri im! Urdhëro për mirë dhe ndalo nga e keqja!
Biri im! Bëhu i durueshëm!
Biri im! Mos u trego mendjemadh dhe mos i përbuz njerëzit!
Biri im! Ec me kujdes dhe fol me zë të ulët!
Profeti Muhamed (a.s) ka thënë:
“Lexoni Kuran, sepse ai do të jetë ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit!”
“Më i miri prej jush është ai, i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve”.
“Kush lexon Kuran, për çdo gërmë ka 10 sevape”.
Kur lexohet Kurani, besimtarit
i rrënqethet trupi
i qetësohet zemra
i kënaqet shpirti
i shtohet besimi
Lejla dhe Kurani
Lejla është një nxënëse shembullore.
Lejla është një lexuese e mirë e Kuranit.
Lejla merr abdes, para se të lexojë Kuranin.
Lejla vesh rrobat më të bukura dhe më të hijshme, para se të lexojë Kuranin.
Lejla drejtohet nga Kibla, para se të lexojë Kuranin.
Lejla thotë: “Eudhu bil lahi minesh shejtanir raxhim. Bismilahir rahmanir rahim”, para se të lexojë Kuranin.
Lejla ka zë të bukur dhe të mrekullueshëm.
Lejla e puth Kuranin, para se të fillojë leximin dhe pasi ta lexojë atë.
Në orën e edukatës islame, Asija mësoi se
Ajo si fillim duhet të mësojë abetaren e gjuhës arabe.
Ajo duhet të mësojë ta lexojë Kuranin me rregullat e texhvidit
Ajo duhet të bëjë sexhde, sa herë që lexon një ajet sexhdeje.
Ajo duhet t’i lutet Allahut. që t’i dhurojë Xhenetin, sa herë që lexon një ajet që flet për Xhenetin.
Ajo duhet t’i kërkojë Allahut që ta ruajë nga Xhehenemi, sa herë që lexon një ajet që flet për Xhehenemin.
Ajo duhet ta madhërojë Allahun, sa herë që lexon një ajet, që flet për atë që ka krijuar Allahu.
Ajo duhet t’i kërkojë falje Allahut, sa herë që lexon një ajet që flet për pendimin.
Vjershë për Kuranin
Kuranin kur e lexoj
Më duket se në qiell fluturoj Të gjithë planetet i vizitoj
Ejani fëmijë, Kuranin ta mësojmë
Si engjëj në qiell të gjithë të fluturojmë
Kurani është drita, si dielli në pranverë Nëpër zemrat tona të mbetet përherë
Kurani është drita që shndrit shpirtin tim vetëm në Kuran s’mund të gjejmë gabim
Kuran i dashur, ne ty të lexojmë
në duar të mbajmë, në tokë s’të lëshojmë
Kuran i bekuar, je si uji i detit
nëpërmjet Xhebrailit i zbrite Muhamedit.
Kujdes!!! Kurrë mos i bëj veprimet e mëposhtme!!!
Të lexosh Kuran pa abdes.
Të mos e dëgjosh Kuranin me vëmendje.
Ta lësh Kuranin në dysheme.
Ta mbash Kuranin në qese tek kroskoti i makinës.
Të grisësh disa faqe të Kuranit.
Të shkruash me stilolaps në ndonjë faqe të Kuranit.
Ta lësh Kuranin të mbulohet nga pluhuri.
Të mos e lexosh Kuranin për periudha të gjata kohore.
Ta shkelësh Kuranin me këmbë.
Edukata ime me Kuranin:
Unë marr abdes, përpara se të lexoj Kuran.
Unë them “Eudhu Bilahi minesh shejtanir raxhim” dhe “Bismilahirr rrahmanirr-rrahim”, përpara se të lexoj Kuran.
Unë përpiqem që ta lexoj Kuranin me rregulla.
Unë përpiqem, që ta zbukuroj zërin gjatë leximit të Kuranit.
Unë dëgjoj me vëmendje, kur lexohet Kurani.
Unë përpiqem t’i zbatoj mësimet e Kuranit.