Fetvaja është devotshmëri përpara se me qenë fetva

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kjo ka ndodhur mes dy dijetarëve Algjerian: Musa Ismailit dhe Tahir Alxhetit.

Fëmijët e një prindi të prekur me  sëmundjen e Alzhajmerit e cila të çon në humbjen e kujtesës pyetën dijetarët se çfarë detyrohemi ndaj babait tonë kur ai nga harresa ha gjatë ditës së Ramazanit?

Musa Ismaili u përgjigj: Se babai juaj nuk është i obliguar për agjërim pasi mendja është kusht i përgjegjësisë…

Ndërsa për të njëjtën pyetje dijetari Tahir Alxheti u përgjigj se ai preferon ta trajtoni babain tuaj si i sëmuri që nuk mund të agjëroj e për këtë detyroheni për çdo ditë të ushqeni një të varfër e jo ta trajtoni si person të sëmurë mendërisht…

Kur dijetari Muhamed Ismaili dëgjoi për fetvanë e dijetarit Tahir Alxhetit tha: Allahu e ruajt shejhun, Tahir Alxhetin pasi FETVAJA para se të jetë FETVA, ajo duhet të jetë devotshmëri ndaj Zotit…

Ajo që kuptoj nga kjo fetva se në brendi ajo mbart devotshmëri, mirësi dhe edukatë me prindin dhe se nga mosrespekti i prindit është ta trajtosh atë si të sëmurë mendor, përkundrjet kësaj ai urdhëroi që ata ta trajtojnë prindin e tyre si të sëmurë, Një fetva e tillë e bëri shejhun Musa Ismalin të qante.

O Allah të lutemi ty që të na dhurosh të kuptim të drejtë të shoqëruar me edukatë dhe na dhuro sjellje të mirë me prindërit tonë të gjallë e të vdekur.

Amin.

Përktheu: Mevlad Çollaku

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *