Fjala e mirë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë:

“Fjala e mirë është sadaka”

Çfarë përfitojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Fjala e mirë është vepër e mirë: Allahu e shpërblen njeriun edhe për fjalët e mira që thotë, jo vetëm për veprat fizike.

2 – Sadakaja nuk është vetëm me para: Ne mund të bëjmë mirësi edhe pa dhënë diçka materiale; mjafton të flasim bukur dhe me dashuri.

3 – Fjalët e mira gëzojnë zemrën e dikujt: Një fjalë e sjellshme, një ngushëllim apo një falënderim mund të gëzojnë dhe ngushëllojnë njerëzit.

4 – Besimtari duhet të flasë vetëm mirë: Myslimani i vërtetë nuk thotë fjalë që lëndojnë apo fjalë të këqija, ai përhap dashuri e paqe me gojën e tij.

5 – Fjala e mirë forcon miqësinë dhe dashurinë:Kur flet mirë me të tjerët, krijon harmoni, bashkim dhe respekt mes njerëzve.

6 – Allahu e do sjelljen e mirë: Allahu e do njeriun që flet bukur dhe i përdor fjalët për të bërë mirë, jo për të ofenduar.

Mos u mërzit!

Një ditë, një djalë i vogël pa që shoku i tij ishte i mërzitur sepse kishte humbur stilolapsin e preferuar. Ai iu afrua dhe i tha me buzëqeshje:

“Mos u mërzit, unë kam një tjetër, mund ta përdorësh timin sot.”

Shoku i tij u gëzua shumë dhe i tha: “Faleminderit, më bëre të ndihem më mirë!”

Kjo është një fjalë e mirë dhe është sadaka, sepse prej saj dikush u gëzua.

Mesazhi: Fëmijët duhet të mësojnë se edhe pa para mund të bëjnë shumë të mira; me një fjalë të bukur, një falënderim, një “të lutem”, apo një “mos u mërzit”. Këto janë të gjitha fjalë të mira që konsederohen sadaka që Allahu i do shumë.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *