Fjalët me të cilat Pejgamberi (a.s) e niste çdo hytbe

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ez-Zuhri transmeton:

“Fillimi i hytbes së të Dërguarit të Allahut (a.s) ishte: Falënderimi i takon Allahut;  Atë e lavdërojmë, e kërkojmë ndihmën dhe faljen e Tij dhe mbështetemi tek Ai. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga të këqijat e vetes sonë. Atë që e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta humbasë, dhe atë që e humb Allahu, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Një e të Vetëm, dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. E dërgoi si përgëzues dhe paralajmërues para se të vijë Ora. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai është në udhëzim të drejtë; dhe kush i kundërshton ata, ai është në humbje të plotë. Kërkojmë prej Allahut që të na bëjë prej atyre që i binden dhe e pasojnë të Dërguarin e Tij, dhe të na bëjë prej atyre që e meritojnë kënaqësinë e Tij.[1]

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Merasil Ebu Daudi, fq: 9.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *