Me emrin e Allahut, Lavdërimi i qoftë Atij dhe paqja e bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin (a.s), familjen dhe shokët e tij.
Le ta fillojmë me pastrimin e zemrës. Një nga mjetet më të fuqishme për ta bërë këtë është istigfari – kërkimi i faljes nga Allahu.
Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Lum ai që në fletoren e veprave të tij gjen shumë kërkime faljeje!”[1]
A do të kërkosh falje vetëm njëqind herë? Një mijë? Jo! Më shumë!
Unë dua të pastrohem për takimin me Zotin tim. Prandaj thuaj me bindje dhe përulësi: “Estagfirullah” – dhe le të jetë kjo fjala udhërrëfyese e ditës sate.
Junus bin Ubejdi ka thënë: “Ju bëni shumë gjynahe, ndaj bëni edhe më shumë istigfar! Lum ai që, sa herë bën një gjynah, e shoqëron menjëherë me istigfar.”
Ebu Jahja tregon: “Ia qava gjynahet e mia Muxhahidit, e ai më tha: ‘Ku je ti nga fshirësja?’ – duke iu referuar istigfarit.”
Po, istigfari është fshirësja e mëkateve, pastruesja e zemrës dhe çelësi për mëshirën hyjnore. Ejani, o myslimanë! Kërkoni falje te Zoti juaj dhe pendohuni sinqerisht tek Ai. Ndoshta mëshira e Tij do t’ju përfshijë.
Kush do ta fitojë këtë garë të bekuar dhe do të jetë në rreshtin e parë të të penduarve?
E rëndësishme është që, teksa kërkon falje, të ndiesh peshën e gjynahut, errësirën që ka zënë zemrën dhe të vendosësh ta largosh, për të ecur drejt Allahut.
Vëzhgoje zemrën tënde: pas sa herë që thua “Estagfirullah” ajo fillon të zbutet?
O Allah, ndihmona të të përmendim, të të falënderojmë dhe të të adhurojmë në mënyrën më të mirë!
Autor: Hani Hilmi
Përktheu: Elton Harxhi
[1] – Ibn Maxheh. Hadithi është “Sahih”.