Gjethja që nuk bie

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ajo e pyeti të motrën: ”Sa gjethe kanë mbetur në pemë?”

E motra, me lot në sy iu përgjigj: ”Përse pyet e dashur?”

Vogëlushja e sëmurë i tha: ”Sepse e di që jeta ime do të përfundojë kur të bjerë gjethja e fundit nga pema në bahçe.”

Motra e madhe iu përgjigj duke buzëqeshur: ”Atëherë do ta shijojmë jetën dhe do të bëjmë ç’të duam. Apo jo?”

Ditët kalonin dhe vogëlushja e sëmurë e shijonte çdo minutë të jetës së saj me motrën e madhe, luanin, argëtoheshin, qeshnin dhe e shijonin fëmijërinë.

Sakaq, gjethet e pemës binin njëra pas tjetrës. Vetëm një gjethe nuk iu dorëzua ndryshimeve klimaterike dhe acarit dimëror. Tek ajo gjethe ishin varur shpresat dhe ishin fokusuar sytë e vogëlushes së sëmurë. Ajo ishte shpresa e vetme e saj. Çdo ditë, nga dritarja e dhomës ajo ndiqte gjethen, pasi e dinte se rënia e saj, do të thoshte fundi i jetës së saj për shkak të sëmundjes.

Kaloi vjeshta, erdhi dimri, na la shëndenë dhe dimri dhe gjethja nuk dorëzohej. Sigurisht, kjo e lumturoi shumë vogëlushen e sëmurë. Ajo kishte filluar të marrë veten sërish, ndihej mjaft mirë. Ajo filloi të ecë dhe vrapojë si më parë. Dukej sikur sëmundja e rëndë ishte zhdukur për të mos u kthyer më kurrë.

Po gjethja? Si ishte e mundur që nuk kishte rënë nga ai dimër i acartë? Një ditë, u ngjit në pemë që ta prekë atë mrekulli, e cila nuk ishte dorëzuar. Kur arriti ta prekë, u befasua. Ajo nuk ishte gjethe normale, por një gjethe plastike, e fokusuar fort pas degës së pemës. Një buzëqeshje i përshkoi fytyrën e saj të njomë. Sigurisht, ishte vepër e motrës së saj të madhe.

Shpresa është një shpirt i dytë. Nëse nuk e humbasim atë, nuk humbasim asgjë tjetër.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *