Grykëderdhjet e gjera

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Është ai që i ka lënë të lirë dy ujërat – njëri i pijshëm e i ëmbël, kurse tjetri i kripur e i hidhur, duke ngritur një pengesë e kufi të prerë ndërmjet tyre.”[1]

Fakte shkencore:

Libri i parë rreth shkencave nënujore u shkrua në shekullin XVIII dhe përmbante të dhëna shumë të thjeshta. Udhëtimi mbarëbotëror i anijes britanike “Challenger” nga viti 1872 deri në vitin 1876 shënoi fillimin e shkencave nënujore bashkëkore. Pas kësaj u ndërmorën shumë udhëtime të tjera shkencore. Studimet e kohëve të fundit rreth deteve dhe lumenjve kanë treguar se uji i tyre është ndarë në tre lloje; ujë lumi i freskët, ujë deti i kripur dhe një përzierje e të dy llojeve, gjë që formon atë që quhet zona nën-burimeve ujore të përziera. Kjo bën ndarjen e lumit nga deti me anë të kufinjve, të cilët lëvizin gjatë baticave dhe zbaticave. Studimet gjithashtu kanë treguar se ujërat në këto zona kanë karakteristika të veçanta, të cilat ndryshojnë nga ato të ujit të lumit apo detit kur janë të përziera.

Duket sikur ka një kufi midis këtyre ujërave, që i mundëson ato të ruajnë cilësit e tyre vetjake. Kjo pengesë e ngashme me një kufi ujor (delta) gjendet në pjesën nënujore të ujërave të kripura dhe:

– Ruan shenja të veçanta të dy ujërave të lumit dhe të detit.

– Ndalon bashkimin e drejtpërdrejtë midis tyre.

– Ngadëlosn përzierjen e ujërave me njëri-tjetrin duke bërë të mundur, që të ruhet veçoria e secilit prej llojeve të ujit.

Ndarja e tre hapësirave (lum, det dhe grykëderdhje) në bazë të gjallesave që jetojnë brenda tyre, hulumtuesit zbulojnë se gjallesa të caktuara jetojnë vetëm në grykëderdhjet e lumenjve dhe nuk mund të jetojnë jashtë tyre. Në të njëjtën mënyrë gjallesat e gjetura në të dy masat e tjera ujore nuk mund të jetojnë në grykëderdhjen e lumenjve për shkak të veçorive të tyre të veçanta.

Mrekullia shkencore

Fjala arabe “hixhr” në vargjet kuranore do të thotë: “pengon ndarjen” gjithashtu kjo fjalë do të thotë edhe “mëvetësi”, ku askush nuk mund të hyjë apo të dalë. Përshkrimi është shumë i ngjashëm me hapësirën ujore, e  cila pengon përzierjen e ujërave të lumenjve dhe deteve. Historia e shkencave ujore tregon se katërmbëdhjetë shekuj më parë nuk ka pasur të dhëna të sakta rreth deteve dhe lumenjve. Pa marrë parasysh lëvizjet e vazhdueshme të lumenjve të ujërave, Kurani i bëri shpjegim të plotë ujërave në grykëderdhjet e gjera dhe e përshkroi kufirin ndarës midis tyre me karakteristikat e tija të veçanta midis ujit të freskët të lumenjve dhe ujit të kripur të deteve. Pengesa ndarëse e ujërave në vetvete ka shenja dalluese të veçanta, të cilat janë të ndryshme nga deti dhe lumi si për shembull; niveli i pastërtisë, dendësia, temperatura, madje edhe krijesat që jetojnë në këta kufij ndarës. Gjallesat e veçanta vdesin, nëse kalojnë kufirin dhe përfundojnë në ujërat e tjera.

Autor: Itidal Albanavi

Përktheu: Astrit Hykaj

[1] – Sure Furkan: 53.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *