Hadithi meshhur (mustefid)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Nga ana gjuhësore, fjala “Meshhur” ka kuptimin: “i përhapur, i shpallur haptas, i njohur”, ndërsa fjala “Mustefid” nga ana gjuhësore ka kuptimin: “i shumtë, i tepërt”

Në terminologjinë e hadithit, termi “hadithi meshhur/mustefid” përkufizohet me fjalët: “Hadithi që ka më shumë se tre transmetues në çdo hallkë të vargut të tij, por që nuk arrin gradën e hadithit muteuatir

Bezdeviu thotë: “Nëse vërtetohet një fjalë që është e të Dërguarit të Allahut (a.s), por nuk është e gradës muteuatir, pasi hadithi transmetohet nga njerëz që nuk mendohet se gënjejnë, që janë të besueshëm dhe të drejtë, apo transmetohet nga një transmetues i besueshëm dhe hadithi është i përhapur, i pranuar, i zbatuar dhe mëse i njohur nga dijetarët e fikhut të çdo kohe, atëherë ky hadith ka forcën e hadithit muteuatir (pra duhet të zbatohet)”

Shembull:

Imam Muslimi thotë: “Na ka treguar Kutejbeh ibn Said, i cili ka thënë: “Na ka treguar Xheriri, i cili transmeton nga Hisham ibn Urueh, i cili transmeton, se babai i tij ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) të thotë: “Allahu nuk e zhduk (shkul) diturinë nga njerëzit (siç shkulen gjërat), mirëpo e ngre (merr) diturinë prej tyre, duke marrë dijetarët. Kur të mos ketë më dijetarë, njerëzit do të pyesin kokat e injorantëve. Ata pyeten dhe japin fetva pa pasur dituri, duke humbur veten e tyre dhe duke devijuar të tjerët”.

Ky hadith është transmetuar nga Abdullah ibn Amr, Aishja, Ebu Hurejrah dhe Abdullah ibn Omeri (r.a). Hadithi Mesh`hur (mustefid) i nënshtrohet rregullave të kritikës së hadithit. Ai mund të jetë i vërtetë (sahih), i pranuar (hasen), i dobët (daif) apo i trilluar (meudua). Ky gjykim vlen edhe për ato hadithe, që janë bërë të njohura si proverba në gojët e njerëzve, apo që merren si referenca bazë nga shumë dijetarë të fikhut, usulit, tefsirit etj. Pra, hadithi mesh`hur pranohet ose refuzohet në bazë të një gjykimi, që buron nga analiza e mirëfilltë shkencore.

Autor: Rushit Musallari

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *