Hakmarrja personale ose vetëgjygjësia

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetja: Cili është gjykimi mbi hakmarrjen personale dhe a është ajo prej kisasit (ndëshkimit ekuivalent me dëmin)?

Përgjigja: Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut janë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjarët e tij, shokët e tij dhe çdokënd që e ndjek atë, kurse më tej:

Allahu i Lartësuar e ka bërë faljen apo amnistinë prej moraleve fisnike dhe për to ka dhënë shpërblim madhështor. Feja jonë dinjitoze na ka urdhëruar, që t’i japim atij që na privon, ta falim atë që na hynë në hak, t’i buzëqeshim atij që na ngërdheshet në fytyrë. Kjo gjë nuk mbjell tek myslimani dobësi, përçmim, poshtërim dhe mpirje. Përkundrazi kjo e orienton vështrimin tonë kah fakti, se dashuria është një armë, që e përthith urrejtjen nga zemrat e atyre që na bëjnë keq dhe se donacioni është ilaçi më i mirë, përmes të cilit mund ta kurojmë koprracinë e atij që i përgjigjet me zili raporteve tona të mira.

Juristi, Hamid el Atari thotë:

Feja jonë islame kërkon prej nesh, që kur të japim apo privojmë, këtë ta bëjmë vetëm për hatër të Allahut. Kur ne i japim atij që sillet keq me ne, ose nderojmë atë që na urren, s’ka dyshim se në këtë rast ne e bëjmë diçka të tillë për të përfituar shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe jo për të kënaqur fatet tona.

Mirësjellja me atë që është sjellë mirë me ne, është një detyrim yni karshi tij, karshi mirësisë së tij ndaj nesh, s’është mirësi që po i bëjmë atij; ndërsa mirësjellja me atë që sillet keq me ne, përbën lidhjen apo raportin që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar.

Gjithsesi, Islami e di se gjenden edhe myslimanë, të cilët uni i tyre i privon nga mirësia e këtij lloji dhe që janë të predispozuar të hakmerren dhe ta shuajnë mllefin e tyre, duke lënë në harresë mirësinë e premtuar nga Allahu i Lartësuar për myslimanin që fal; dhe prej këtu vjen edhe legjitimimi që Islami i bën kundërpërgjigjes ndaj padrejtësisë, në lidhje me të cilën Allahu i Lartësuar ka thënë: “Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë me të cilën jeni ndëshkuar; e nëse duroni (përkundrejt hakmarrjes), pa dyshim se ai (durimi) është më i mirë për durimtarët”[1]. Në këtë thënie kuranore, Allahu i Lartësuar e lejoi njeriun që është dhunuar, që të hakmerret në masën dhe mënyrën me të cilën është ndëshkuar.

Dijetarët kanë thënë: Kjo thënie kuranore, edhe pse konstituon hakmarrjen, orienton drejt faktit, se falja është më mirë. Kjo gjë kuptohet ngase thënia kushtëzon për lejimin e hakmarrjes, që ajo të jetë ekuivalente me ndëshkimin që ka pësuar i dhunuari, kurse nëse teprohet, kjo konsiderohet agresion dhe e fut personin në borxh, pasi i kishin borxh. Por kush është ai person, i cili është i aftë të ndëshkojë në po atë vlerë me të cilën është ndëshkuar?! Çështja pra kërkon një masë të detajuar, me qëllim që i dhunuari të mos shndërrohet në dhunues, prandaj dhe shpëtimi nga kjo situatë, qëndron tek falja e ndëshkimit apo lënia e hakmarrjes. Kjo nuk përgjithëson të gjitha padrejtësitë, pasi për disa prej padrejtësive, njeriut i lejohet të marrë hak personalisht, kurse disa të tjera duhet të marrin zgjidhje medoemos përmes gjykatës.

Imam Kurtubiu, duke komentuar fjalës së Allahut të Lartësuar: “Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët”[2] “Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë”, shprehet kështu: “Dijetarët kanë thënë: Allahu i ka klasifikuar myslimanët në dy grupe; një grup janë ata që e falin atë që u ka bërë padrejtësi, grup të cilin Ai e përmend në fillin e thënies së Tij: “dhe kur hidhërohen, ata falin”[3] Grupi tjetër janë ata myslimanë, që hakmerren ndaj atij që u ka bërë padrejtësi. Paskëtaj, Allahu i Lartësuar e sqaroi kufirin e hakmarrjes me thënien e Tij: “Ndëshkimi i së keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë”; pra hakmerresh ndaj dhunuesit pa e kaluar kufirin.

Mukatili dhe Hisham ibn Huxhajri kanë thënë: “Këtu është fjala për të plagosurin, i cili hakmerret ndaj atij që e ka plagosur përmes kisas-it (fajtori ndëshkohet në po të njëjtën masë me dëmin që ka shkaktuar). Kjo thënie kuranore nuk bën fjalë për rastin, kur padrejtësia e bërë është sharje ose fyerje. Njëjtë me këtë janë shprehur edhe Shafi’i-u, Ebu Hanifja dhe Sufjani.

Shafi’iu e ka interpretuar këtë thënie kuranore në kuadrin, se njeriu ka të drejtë të marrë prej pasurisë së atij që e ka mashtruar, aq sa ky i fundit e ka mashtruar, edhe pa e ditur ky mashtrues. Për këtë Shafi’iu është argumentuar me thënien që Profeti (a.s) i tha Hindit, gruas së Ebu Sufjanit (kur kjo e fundit iu ankua Profetit (a.s) se Ebu Sufjani ishte dorështrënguar dhe nuk i jepte asaj mjaftueshëm për nevojat e saj dhe të fëmijëve). Në këtë thënie vjen se Profeti (a.s) i tha asaj: “Merr nga pasuria e tij, sa t’ju mjaftojë ty dhe fëmijëve të tu”; duke i lejuar asaj të marrë nga pasuria e të shoqit, pa lejen e tij…

Ibn Ebu Naxhihu ka thënë: (Thënia kuranore në fjalë) Kuptohet në kornizën e të anasjelltës, në lidhje me plagosjen. Dhe nëse thotë: ‘Allahu e poshtëroftë’, ose “Allahu e mallkoftë’, të thotë të njëjtën gjë. Por nuk duhet t’i kthehet shpifjes me shpifje dhe as gënjeshtrës me gënjeshtër.

Sudi-u ka thënë: “Allahu e ka lëvduar personin, që hakmerret ndaj atij që i ka bërë padrejtësi, pa e kapërcyer masën e padrejtësisë që i është bërë, domethënë ashtu siç vepronin arabët. Në këtë rast e keqja quhet “shpërblim”, sepse ajo është në këmbim të së keqes; pasi i pari i bëri keq këtij, në pasuri apo trup”.

Allahu është më i dijshmi.

Autorë: Një grup konsulentësh

[1] – Sure Nahl: 126.

[2] – Sure Shuara: 40.

[3] – Sure Shuara: 37.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *