Hyrje:
Sallname ka kuptimin “vjetar”. Për herë të parë sallnameja në Perandorinë Osmane është mbajtur në vitin 1847. Më vonë vjetarët “sallname” filluan të mbajnë vilajetet, ministritë, personalitet dhe me kalimin e kohës u shtuan llojet dhe numri i tyre. [1]
Sallnamet kanë informacione dhe të dhëna të karakterit social, ekonomik dhe historik shumë të rëndësishme. Veçanërisht sallnamet e vilajeteve kanë të dhëna historike, gjeografike, demografike, ushtarake, administrative, ekonomike dhe të strukturës arsimore, me vlerë të jashtëzakonshme për vilajetin, kazatë dhe nahijet që janë mbajtur. Në përgjithësi sallnamet fillojnë me llojet e kalendareve hixhri dhe rumi, data të shënuara, të dhëna historike, etj.
Nga të dhënat historike të shënuara në Sallnamen e Vilajetit të Manastirit ne kemi shkëputur listën e halifeve dhe dinastive që kanë mbajtur postin e halifes deri në rënien e tij në vitin 1924.[2]
Përkufizimi i fjalës Halife:
Në historinë islame “Halife” u quajt personi i cili zëvendësoi Prefetin Muhammed (a.s) në udhëheqjen e ummetit islam. Ndërsa sistemi islam qeverisës quhet “Hilafet”. Përkufizimet që i bëhen fjalës Hilafet si në aspekti gjuhësor ashtu edhe terminologjik pothuajse janë të njëjta. Meqë në shkrimin tonë jemi mbështetur mbi listën e halifeve të historisë islame të sjellë nga një dokument me karakter shtetor Osman, edhe në përkufizimin e këtij termi do t’i mbështetemi fjalorit të gjuhës osmane.
Në fjalorin e gjuhës osmane përkufizimi dhe kuptimi i termit “halife, hilafet, hilafet-i islamije, hilafet-i Muhammedije” do të thotë udhëheqësi dhe lideri i muslimanëve. Ai i cili ka marrë detyrën e lënë nga profeti Muhammed (a.s) në drejtimin dhe udhëheqjen e çështjeve të besimtarëve, person i cili çon në vend urdhërat e Sheriatit İslam.[3]
Pra me pak fjalë Halife është personi që ka marrë drejtimin e muslimanëve pas vdekjes së profetit Muhammed (a.s). Halife i parë i muslimanëve ka qenë Ebu Bekri (r.a.) i cili mori bej’an (besatimin) e sahabeve pas vdekjes së profetit Muhammed (a.s), ndërsa halife i fundit ka qenë Sulltan Abdulmexhidi II në periudhën 1922-1924.
Pas vdekjes së Profetit Muhammed (a.s) Ebu Bekri u zgjodh lider i muslimanëve dhe nga besimtarët filloi të thirresh “Halifet Resulil-lah / Zëvendësi i Resulall-llahut”, mirëpo pas vdekjes së Ebu Bekrit dhe lider i muslimanëve u zgjodh Omeri (r.a.) besimtarët filluan ta thirrnin “Halifet halifet Resulil-lah”. Ky emërtim iu duk i gjatë Omerit (r.a.) dhe u kërkoi që ti thirrnin me ndonjë epitet tjetër. Dikush nga sahabwt e thirri “Emirul mu’minin/Prijës i Besimtarëve” dhe ky epitet vazhdoi për shekuj me radhë për të gjithë udhëheqësit e muslimanëve.
Halifët e Drejtë (Udhëheqësit të cilët udhëhoqën sipas porosisë Profetike):
Këta u quajtën Halifët e Drejtë ose ato që udhëhoqën sipas porosisë profetike sepse u zgjodhën me unanimitet, të cilët nuk e trashëguan dhe nuk e lanë trashëgim pushtetin e tyre. Këta ishin prej sahabëve më të ngushtë të Profetit Muhammed (a.s) si dhe nga të përgëzuarit me Xhennet.
Nr. | Emri dhe titulli | Viti i emërimit (h) | Sundimi | Mosha e vdekjes |
1 | Ebu Bekri Es-Siddik r.a. | 11 hixhri | 2 vite e 3 muaj | 63 vjeç |
2 | Omer bin El-Hattab r.a. El-Faruk | 13 | 10 vite e 6 muaj | 65 |
3 | Uthman bin El-Affan r.a Dhin-nurejn | 24 | 12 vite | 88 |
4 | Ali bin Ebu Talib r.a. El-Murteda | 35 | 5 | 63 |
5 | El-Hasan bin Ali | 40 | Disa muaj | 41 |
Halifet nga Dinastia Umajade (Benu Umejje) ose Emevitët:
Themelues i kësaj dinastie është Muavije bin Ebu Sufjan (r.a). U quajt kështu duke iu referuar fisit nga i cili rridhte Muavija r.a. (Benu Umejje) dhe halifet që udhëhoqën pas tij ishin nga i njëjti fis. Nga dinastia Umajade kanë sunduar 14 halifë, të cilët ndahen në dy linja. Linja e Muavijes e cila mbaron me Muavijen II në vitin 64 hixhri, dhe linja e Mervan ibn Hakem po nga fisi Benu Umejje.
Halifet nga linja e Ebu Sufjanit (r.a)
Nr. | Emri dhe titulli | Viti i emërimit (h) | Sundimi | Mosha |
1 | Muavije bin Ebu Sufjan r.a. | 41 hixhri | 19 vite | 78 |
2 | Jezid I bin Muavije | 60 | 4 | 39 |
3 | Muavije II bin Jezid | 64 | 3 muaj | 21 |
Halifet nga linja e Mervan ibn Hakem
Nr. | Emri dhe titulli | Viti i emërimit (h) | Sundimi | Mosha e vdekjes |
4 | Mervan bin El-Hakem | 64 hixhri | 1 | 62 |
5 | Abdulmelik bin Mervan | 65 | 21 | 60 |
6 | Velid bin Abdulmelik | 86 | 10 | 46 |
7 | Sulejman bin Abdulmelik | 96 | 3 | 46 |
8 | Umer bin Abdulaziz | 99 | 2 | 39 |
9 | Jezid II bin Abulmelik | 101 | 3 | 30 |
10 | Hisham bin Abdulmelik | 105 | 20 | 53 |
11 | Velid II bin Jezid | 125 | 1 | 40 |
12 | Jezid III bin Velid bin Abdulmelik | 126 | 5 muaj | 40 |
13 | İbrahim bin Velid bin Abdulmelik | 127 | 3 muaj | 38 |
14 | Mervani II bin Muhammed | 127 | 5 vite | 62 |
Halifet nga Dinastia Abbasite (Benu Abbas bin Abdulmuttalib):
Dinastia Abasite u themelua nga Ebu Abbas Abdullah Es-Seffah ibn Muhammed ibn Ali ibn Abdullah ibn Abbas në vitin 132 hixhri pas një kryengritje të përgjithshme ndaj Dinastisë Umajade. Kjo dinasti rridhte nga pasardhësit e sahabiut të ndëruar Abdullah ibn Abbas ibn Abdulmuttalib (r.a). Nga kjo dinasti kanë dalë 37 halife deri në 651h /1258, vit në të cilin Bagdati pushtohet nga mongolët. Për historianët osman Dinastia Abbasite përfundon këtu, pavarsisht se ajo vazhdoi edhe për dy shekuj të tjerë në Kairo të Egjiptit në protektoriatin e Sulltanatit Memluk.
Nr. | Emri dhe titulli | Viti i emërimit (h) | Sundimi | Mosha e vdekjes |
1 | Ebu Abbas Abdullah Es-sefah | 132 hixhri | 4 vite e 8 muaj | 32 |
2 | Ebu Xhafer El-mensur | 136 | 22 | 64 |
3 | Muhammed El-Mehdi bin El-Mensur | 158 | 10 vite e 2 muaj | 42 |
4 | Musa El-Hadi bin Mehdi | 169 | 1 vit e 1 muaj | 25 |
5 | Harun Err-Rashid bin Mehdi | 170 | 33 vite e 3 muaj | 45 |
6 | Muhammed El-Emin bin Harun | 193 | 4 vite e 8 muaj | 29 |
7 | Abdullah El-Me’mun bin Harun | 198 | 20 vite e 6 muaj | 48 |
8 | Muhammed El-Mu’tasim bin Harun | 218 | 8 vite e 8 muaj | 48 |
9 | Uathik Bil-lah bin Mu’tasim | 227 | 5 vite e 9 muaj | 36 |
10 | Mutevekkil Ala-llah bin Mu’tasim | 232 | 14 vite e 9 muaj | 41 |
11 | Muntasir Bil-lah bin Mutevekkil | 247 | 6 muaj | 24 |
12 | Mustein Bil-lah bin Mu’tasim | 248 | 3 vite e 9 muaj | 31 |
13 | Mu’tez Bil-lah bin Mutevekkil | 252 | 3 vite e 7 muaj | 23 |
14 | Muhtedi Bil-lah bin Uathik | 255 | 1 vit | 39 |
15 | Mu’ted Ala-llah bin Mutevekkil | 256 | 23 vite | 50 |
16 | Mu’tedid Bil-lah bin Muvaffik bin Mutevekkil | 279 | 9 vite e 2 muaj | 46 |
17 | Muktefi Bil-lah bin Mu’tedid | 289 | 6 vite e 7 muaj | 31 |
18 | Muktedir Bil-lah bin Mu’tedid | 295 | 35 vite | 38 |
19 | Kahir Bil-lah bin Mu’tedid | 320 | 1 vit e 1 muaj | 52 |
20 | Radi Bil-lah bin Muktedir | 322 | 6 vite e 1 muaj | 32 |
21 | Mukteki Bil-lah bin Muktedir | 329 | 3 vite e 11 muaj | 60 |
22 | Mustekfi Bil-lah bin Muktefi | 333 | 1 vit e 4 muaj | 46 |
23 | Muti-ull-llah bin Muktedir | 334 | 29 vite e 5 muaj | 63 |
24 | Tai’Bil-llah bin Mutij | 363 | 17 vite e 9 muaj | 69 |
25 | Kadir Bil-lah bin İshak bin Muktedir | 381 | 41 vite e 3 muaj | 86 |
26 | Kaim biemril-lah bin Kadir | 422 | 44 vite e 8 muaj | 76 |
27 | Muktedi Biemri-lah bin Muhammed bin Kaim | 467 | 19 vite e 5 muaj | 39 |
28 | Mustedh’hir Bil-lah bin Muktedi | 487 | 26 vite | 44 |
29 | Mustershid Bil-lah bin Mustedh’hir | 512 | 17 vite e 6 muaj | 43 |
30 | Rashid Bil-lah bin Mustershid | 529 | 6 vite | 43 |
31 | Muktefi Liemril-lah bin Mustedh’hir | 530 | 24 vite e 3 muaj | 66 |
32 | Mustenxhid Bil-lah bin Muktefi | 555 | 11 vite e 1 muaj | 48 |
33 | Mustedi Binuril-lah bin Mustenxhid | 566 | 9 vite e 7 muaj | 39 |
34 | Nasirud-din Binuril-lah bin Mustedi | 575 | 47 vite | 69 |
35 | Dhahir Biemril-lah bin Nasir | 622 | 9 muaj | 52 |
36 | Mustansir Bil-lah bin Dhahir | 623 | 17 vite | 51 |
37 | Mu’tasim Bil-lah bin Mustansir | 640 | 16 vite e 11 muaj | 41 |
Halifet dhe Sulltanët nga Dinastia Osmane:
Dinastia osmane e themeluar nga Osman bin Ertoğrul, ishte ndër dinastitë që mbajti pishtarin e hilafetit islam deri në rënien e plotë të tij. Halifi i parë nga dinastia Osmane është Sulltan Selim I, i cili e mori pushtetin e Halifit pas pushtimit të Egjiptit në vitin 1516. Siç e përmendëm edhe më lart Dinastia Abbasite vazhdoi të luante rolin e Halifit edhe pas rënies së Bagdatit në dorë të mongolëve.
Me marrjen e titullit të Halifes në vitin 1516 nga Sulltan Selimi I, Dinastia Osmane vazhdoi ta mbajë këtë titull deri më 1924 ku do të binin njëherësh edhe Perandoria Osmane edhe Hilafeti İslam. Nga kjo dinasti e kanë mbajtur titullin e halifes së muslimanëve 29 sulltanë ndër ta më të dalluarit janë Sulltan Sulejman I (Kanuni) dhe Sulltan Abdulhamiti II.
Nr. | Emri dhe titulli | Viti i emërimit (h) | Sundimi | Mosha |
1 | Sulltan Osman Han bin Ertoğrul | 699 | 26 vite e 1 muaj | 70 |
2 | Sulltan Orhan Han bin Osman | 726 | 35 vite | 75 |
3 | Hudavendigar Sulltan Murat I | 761 | 30 vite e 1 muaj | 65 |
4 | Yıldırım Sultan Bejazid I | 791 | 14 vite e 3 muaj | 33 |
5 | Çelebi Sulltan Mehmet I | 816 | 8 vite | 43 |
6 | Sulltan Murat II | 824 | 30 vite e 6 muaj | 49 |
7 | Fatih Sulltan Mehmet II | 855 | 30 vite e 6 muaj | 53 |
8 | Sulltan Bejazid II | 886 | 32 vite | 67 |
9 | Javuz Sulltan Selimi I | 918 | 8 vite e 8 muaj | 51 |
10 | Kanuni Sulltan Sulejman I | 926 | 48 vite | 74 |
11 | Sulltan Selimi II | 974 | 8 vite e 6 muaj | 53 |
12 | Sulltan Murat III | 982 | 20 vite e 8 muaj | 50 |
13 | Sulltan Mehmeti III | 1004 | 9 vite e 2 muaj | 38 |
14 | Sulltan Ahmeti I | 1012 | 14 vite | 28 |
15 | Sulltan Mustafa I | 1026 | 3 muaj | — |
16 | Sulltan Osman II | 1027 | 4 vite e 4 muaj | 18 |
Sulltan Mustafa I (për të dytën herë) | 1031 | 1 vit e 4 muaj | 47 | |
17 | Sulltan Murati IV | 1022 | 26 vite e 11 muaj | 31 |
18 | Sulltan İbrahim I | 1049 | 8 vite e 9 muaj | 34 |
19 | Sulltan Mehmeti III | 1058 | 40 vite e 5 muaj | 53 |
20 | Sulltan Selimi III | 1099 | 3 vite e 9 muaj | 50 |
21 | Sulltan Ahmet II | 1102 | 3 vite e 9 muaj | 54 |
22 | Sulltan Mustafa II | 1106 | 8 vite e 10 muaj | 41 |
23 | Sulltan Ahmet III | 1115 | 27 vite e 11 muaj | 65 |
24 | Sultan Mahmud I | 1143 | 24 vite e 11 muaj | 60 |
25 | Sulltan Osman III | 1168 | 3 vite | 61 |
26 | Sulltan Mustafa III | 1171 | 16 vite e 9 muaj | 58 |
27 | Sulltan Abdulhamid I | 1187 | 15 vite e 8 muaj | 66 |
28 | Sulltan Selimi III | 1203 | 18 vite e 9 muaj | 48 |
29 | Sulltan Mustafa IV | 1222 | 1 vit e 3 muaj | 30 |
30 | Sulltan Mahmudi II | 1223 | 32 vite e 10 muaj | 55 |
31 | Sulltan Abdulmexhid I | 1255 | 22 vite e 8 muaj | 40 |
32 | Sultan Abdulaziz I | 1277 | 15 vite e 5 muaj | 48 |
33 | Sulltan Murati V | 1293 | 3 muaj | — |
Në këtë listë nuk bëjnë pjesë edhe disa sulltanë të tjërë të Dinastisë Osmane, arsyeja është se kjo Sallname është botuar në kohën kur sundonte Sulltan Abdulhamiti, në vitin 1896. Sulltanët që kanë sunduar dhe që nuk gjenden në këtë listë janë Sulltan Abdulhamidi II, Mehmet Reshad V, Mehmet Vahidedin VI, Abdulmexhidi II.
Lusim Allahun xh.xh. që ta rikthejë hilafetin edhe krenarinë e ummetit islam. Amin
Autor: Behar Kaçeli
[1] PALALI, İlhan. “Osmanlı Salnameleri ve Tarih Araştırmalarındaki Kaynak Değeri”, Harran Üniversitesi İlahiyat Fakültesi Dergisi. (2010/Ocak-Haziran), s.1–14.
[2] Salnâme-i Vilayet-i Manastır. 1314/1896. 7 defa, s. 42-44. (Sallnameja e vilajetit tw manastirit. Viti 1314/1896. Botimi 7, fq 42-44).
[3] Hazırlayan; Rnk Neşriyat İlim Heyeti “Mufassal Lügat” İstanbul 2016, s. 361.