Hapat e ndikimit të djallit mbi njeriun

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

“.. dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai  është njëmend armiku juaj i hapur”. [1]

Djalli ndjek një qasje graduale hap pas hapi në ushtrimin e ndikimit dhe të tundimit të  njeriut sipas  këtyre fazave:

1 – Tendenca, shtytja drejt së keqës, një goditje e shpejt impulsive.

“Nëse djalli përpiqet të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek Allahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka”. [2]

“..pasi djalli pati futur ngatërresë midis meje dhe vëllezërve të mi”. [3]

Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa  ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut”. [4]

Zgjidhja: Që në momentin e parë  duhet të kërkosh strehim te Zotin nga djalli i mallkuar dhe manovrat e rrezikshme të tij dhe të mos u përgjigjesh  atyre  duke u bërë bllok  që në hapin e parë.

2 – Mendimet obsesive (vesveset): Mendim i përsëritur në mendje dhe fiksime përsëritëse duke këmbëngulur në to dhe duke ti zmadhuar.

“Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.” [5]

 “Por djalli e cyti: “O Adem, a do të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërimi që  nuk zhduket?” [6]

e që hedh dyshime në zemrat (gjokset) e njerëzve”. [6]

Zgjidhja: Kërkim strehim tek Zoti nga shejtani, mos ndjekja e hapave të tij dhe angazhimi me përkujtimin e Zotit.

3 – Prekja: Prekja e ndjenjave, emocioneve të brendshme, mendjes dhe zemrës që çojnë në prekje dhe konfuzion.

Lëndim dhe dëmtimin të aftësive mendore, ndjenjave, emocioneve dhe ndjesive.

“Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet”. [7]

Kujtoje robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!” [8]

“Ata që i frikësohen Allahut, kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), e atëherë e shohin rrugën e drejtë”. [9]

Mendim i lig që rrotullohet rreth zemrës.

Zgjidhja: Kërkoni ndihmë nga Zoti, mbështetuni tek Ai, falendëroni Krijuesin e Plotfuqishëm dhe jeni të vetëdijshëm për vigjilencën e Tij dhe kujto pasojat e mëkatit dhe ndëshkimin e mëkatarit,  shkurtësinë e  kësaj bote, ringjalljen dhe   llogaridhënien në botën tjetër dhe shpërblimin e devotshmërisë e përkushtimit.

4 – Shtytja: Devijimi nga ajo që është e drejtë  nëpërmjet veprimeve të gabuara.  Kështuqë si rrjedhojë  njeriu rrëshqet dhe bën veprime të gabuara dhe mëkate.

“Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin”. [10]

“ .. në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë”. [11]

Zgjidhja: Merrni iniciativën për t’u penduar, duke kërkuar falje për mëkatet, kërkoni ndihmën e Zotit, kthehuni në rrugën e drjetë, lutuni, jini të vëtëdijshëm për mbikqyrjen dhe dijen e Krijuesit, kujtoni pasojat e mosbindjes, si dhe shkurtësinë e kësaj bote, Ringjalljen dhe llogaridhënien, si dhe mirësinë e devotshmërisë.

5 – Posedimi:  Kontrolli dhe nënshtrimi i plotë që e transformon njeriun në një mjet të djallit. Kontrolli i mendimeve mbi njeriun, derisa ai të harroj përmendjen e Zotit dhe të bëhet shok i shejtanit, një ng ushtarët dhe skllevërit e tij, të cilin iblisi e çon në xhehnem, në pendim humbje dhe shkatrrim. Ne kërkojmë strehim tek Zoti nga kjo.

Ata i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë pala e djallit; në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit”. [12]

Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur”. [13]

Zgjidhja: Kërkim i ndihmës nga Zoti, braktisje e mëkatëve dhe ndryshimi i mjedisit negativ dhe ndikues, pendimi dhe të qenit i vetëdijshëm për Krijuesin e Plotfuqishëm, mëshirën dhe faljen e Tij për të penduarit, kujtimi i ndëshkimit për mëkatin dhe pasojat për mëkatarin, si dhe shkurtësia e kësaj bote dhe e Ditës së Ringjalljes, llogaritja dhe virtyti  devotshmërisë.

Vargje të tjera rreth djallit, të mallkuarit.

Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm”. [14]

Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është! [15]

Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël”. [16]

Me çdo kusht do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’i josh me shpresa të kota dhe, me siguri, do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut”. [17]

Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime”. [18]

e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!” [19]

A nuk ju pata thënë se djalli është vërtet armiku juaj i hapët?” [20]

Kjo ndodh që Ai ta bëjë ndërhyrjen e djallit sprovë për njerëzit që i kanë zemrat të sëmura (nga dyshimi) dhe të ngurtësuara prandaj keqbërësit janë në përçarje të madhe”. [21]

Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara”.[22]

Kjo nënvizon rëndësinë e të qenit i kujdesshëm ndaj djallit dhe tundimeve të tij, duke kërkuar strehim te Zoti prej tij dhe duke kujtuar madhështinë e Zotit. Gjithashtu thekson domosdoshmërinë e bllokimit të rrugës së djallit që nga fillimi, veçanërisht kur lindin mendime të liga dhe domosdoshmëria  e angazhimit të vazhdueshëm në përkujtimin e Zotit dhe veprave të mira si mburojë efikase.

Në hadith Kudsi, sipas Ebu Said  El-Khudri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ai ka thënë: E kam dëgjuar profetin, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, të thotë: “ Në të vërtetë, iblisi i tha Zotit të tij: “ Për fuqinë dhe madhështinë Tënde, unë nuk do të ndalëm së mashtruari bijtë e Ademit për sa kohë që ata kanë shpirtra brenda tyre.” [23]

Pastaj Allahu, i Plotfuqishëm  dhe  Madhërishëm, tha: “Për fuqinë dhe madhështinë Time , Unë kurrë nuk do të pushoj së faluri ata për sa kohë që kërkojnë faljen Time”.[24]

Ne e lusim  Allahun të na jap  qëndrueshmëri në të vërtetën dhe me Allahun wshtw suksesi dhe shpëtimi.

Autor: Muhamed Hasan Ebu Zejdi

Përktheu: Muhamet Selmani

[1] – Sure El-Bekare: 168

[2] – Sure El-A’raf: 200

[3] – Sure Jusuf: 100

[4] – Sure El-A’raf: 20

[5] – Sure Taha: 120

[6] – Sure En-Nas: 5

[7] – Sure El-Bekare: 275

[8] – Sure Sad : 41

[9] – Sure El-A’raf: 201

[10] – Sure El-Bekare: 36

[11] – Sure Ali-Imran: 155

[12] – Sure El- Muxhadele: 19

[13] – Sure El- Fatir: 6

[14] – Sure El-Bekare: 268

[15] – Sure En- Nisa: 38

[16] – Sure En- Nisa: 83

[17] – Sure En- Nisa: 119

[18] – Sure En- Nisa: 120

[19] – Sure El-A’raf: 17

[20] – Sure El-A’raf: 22

[21] – Sure El-Haxh: 53

[22] – Sure En-Nur: 21

[23] – Hadith Kudsi

[24] – Hadith Sahih

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *