Haxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Të dashur fëmijë!

A e dini se:

Haxhi është një udhëtim i veçantë që myslimanët bëjnë në qytetin e shenjtë të Mekës, në Arabinë Saudite. Ai është një nga pesë shtyllat e Islamit, që do të thotë se është një nga gjërat më të rëndësishme që një mysliman duhet të përmbushë në jetën e tij, nëse ka mundësi.

Të dashur fëmijë! 

A e dini se:

Haxhin e bëjnë myslimanët që janë të rritur dhe të shëndetshëm.

Ai bëhet vetëm një herë në jetë, për ata që kanë mundësi fizike dhe ekonomike.

Fëmijët mund të shkojnë me prindërit, por për ta nuk është e detyrueshme.

Haxhi bëhet vetëm një herë në vit, në muajin Dhul-Hixhe, muaji i 12 i kalendarit hënor.

Ditët më të rëndësishme të Haxhit janë nga data 8 deri më 13 Dhul-Hixhe.

Veprimiet e atij që kryen haxhin

Veshja e ihramit: Burrat veshin dy copa të bardha, ndërsa gratë veshin rroba të zakonshme dhe të thjeshta. Kjo tregon barazi mes të gjithëve.

Tavafi: Qabja është një ndërtesë në formë kube që ndodhet në mes të xhamisë së madhe në Mekë. Myslimanët ecin përreth saj 7 herë në drejtimin e akrepave të orës.

Sa’ji (ecja mes dy kodrave: Safa dhe Merva): Myslimanët ecin 7 herë mes dy kodrave, duke kujtuar hapat e Haxheres që kërkonte ujë për djalin e saj, Ismailin.

Qëndrimi  në Mina: Ky është një vend i afërt me Mekën, ku haxhinjtë qëndrojnë disa ditë gjatë Haxhit. Ajo quhet “Qyteti i tendave”, sepse ka shumë tenda të bardha ku flejnë haxhinjtë.

Qëndrimi në Arafat: Ky është një vend i rëndësishëm ku myslimanët luten dhe kërkojnë falje nga Zoti.

Qëndrimi në Muzdelife: Ky është një vend i shenjtë ku haxhinjtë ndalojnë për të pushuar dhe për t’u lutur, pas largimit nga Arafati.

Gjuajtja e shejtanit me gurë: Myslimanët gjuajnë me gurë në tri shtylla që përfaqësojnë të keqen, duke kujtuar shembullin e Ibrahimit (a.s) që refuzoi shejtanin.

Therja e kurbanit: Myslimanët therin një kafshë (dele, lopë ose deve), për të kujtuar historinë e Ibrahimit (a.s) dhe bindjen e tij ndaj Allahut.

Rëndësia dhe vlera e Haxhit

Ai na mëson durimin, besimin, pastërtinë, barazinë, dhe unitetin mes myslimanëve nga e gjithë bota.

Haxhi është një mundësi e mirë për të pastruar shpirtin dhe për t’u afruar më shumë me Allahun.

Në Haxh pranohen lutjet, prandaj besimtari duhet t’i lutet sa më shumë Allahut.

Allahu ia fal mëkatet atij myslimani që e kryen Haxhin dhe shmanget nga fjalët, sjelljet e pahijshme dhe nga mëkatet.

Shpërblimi atij myslimani që Allahu ia ka pranuar Haxhin është Xheneti.

Përzgjodhi: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *