Shteti Emevit është themeluar pas përfundimit të hilafetit “rashidi”, qysh pas vrasjes së imam Aliut (r.a) më 17 Ramazan të vitit 40 h. Themelimi i këtij shteti fillon qysh kur Hasani (r.a) i biri i imam Aliut dhe nipi i profetit (a.s) dha dorëheqjen nga hilafeti dhe ia dorëzoi atë Muavije ibn Ebu Sufjanit (r.a). Kjo ka ndodhur më 25 Rebiul Euel të vitit 41 h. Jetëgjatësia e këtij shteti do të vazhdonte deri më 11 Xhumada Ula të vitit 132 h, në betejën e “Ez Zab-it” ku ushtria e Emevitëve nën sundimin e Mervan ibn Muhamedit, halifes së fundit të Emevitëve pësoi disfatë nga ushtritë e Abasitëve. Kështu që jetëgjatësia e këtij shteti do të zgjaste 91 vjet përafërsisht. Këtë shtet e kanë qeverisur 2 familje dhe 12 halife:
1 – Familja Sufjanije: E cila ka qeverisur 24 vjet, nga viti 41 – 64 h. Gjatë kësaj periudhe kanë qeverisur 2 persona (halife):
1 – Muavije ibn Ebi Sufjan, nga viti 41 – 60 h.
2 – Jezid ibn Muavije, nga viti 60 – 64 h.
Ne nuk e konsiderojmë Muavije ibn Jezidin halife sepse midis dijetarëve të Umetit nuk ka konsesus në lidhje me të. Kjo për aryse se në periudhën e tij i është dhënë besa Abullah ibn Zubejrit (r.a). Po ashtu Muavije II (ibn Jezidi) ka qeverisur vetëm disa muaj, pastaj dha dorëheqjen nga posti i hilafetit dhe e la atë në dorën e muslimanëve.
2 – Familja Mervanije: E cila ka qeverisur 59 vite, nga viti 73 – 132 h. Gjatë kësaj periudhe kanë qeverisur 10 persona (halife):
1 – Abdul Melik ibn Mervan, nga viti 73 – 86 h.
2 – Uelid ibn Abdul Melik, nga viti 86 – 96 h.
3 – Sulejman ibn Abdul Melik, nga viti 96 – 99 h.
4 – Omer ibn Abdul Aziz ibn Mervan, nga viti 99 – 101 h.
5 – Jezid ibn Abdul Melik, nga viti 101 – 105 h.
6 – Hisham ibn Abdul Melik, nga viti 105 – 125 h.
7 – Uelid ibn Jezid ibn Abdul Melik, nga viti 125 – 126 h.
8 – Jezid ibn Uelid ibn Abdul Melik, nga viti 126 – 126 h.
9 – Ibrahim ibn Uelid ibn Abdul Melik, nga viti 126 – 127 h.
10 – Mervan ibn Muhamed ibn Mervan, nga viti 127 – 132 h.
Nuk duhet të harrojmë se Abdullah ibn Zubejr (r.a) ka qenë halife për zonën e Hixhazit, Jemenit, Irakut dhe Horasanit për 9 vite, nga viti 64 – 73 h. Ai konsiderohet halifja legjitim dhe periudha e tij e hilafetit filon qysh pas Jezidit deri kur e vranë. Kështu që Muavije II, Mervan ibn Hakem dhe një periudhë kohore gjatë të cilës Abdul Meliku qeverisi, të gjithë këta nuk konsiderohen halife.
Autor: Mahmud Shakir
Përktheu: Elton Harxhi