Pyetje: A lejohet të bëj hixhame gjatë ditës së Ramazanit? Njëri prej dijetarëve më tha se kjo e prish agjërimin bazuar në një hadith të Pejgamberit (a,s). A është kjo e saktë?
Përgjigjja: Hadithi i referuar zakonisht është thënia e Pejgamberit (a,s): “Ai që bën hixhame dhe ai që i bëhet hixhamja, e prish agjërimin”[1]. Zejlai në “Nasb al-Rajeh” thotë se këtë hadith e ka transmetuar Tirmidhiu sipas kushteve të Buhariut.
Megjithatë, shumica e juristëve e konsiderojnë këtë hadith të abroguar sipas transmetimit në të cilin thuhet se: “Pejgamberi (a,s) bëri hixhame ndërsa ishte agjërues.”[2]
Shumë dijetarë kanë bërë një analizë më të hollësishme dhe duke thënë:
Hixham lejohet për agjëruesin nëse nuk e dobëson atë.
Ajo është e mekruh (e pëlqyer e jo e rekomanduar) nëse shkakton dobësi dhe lodhje.
Për shembull, marrja e gjakut nga vena në sasi të mëdha mund të dobësojë disa persona, veçanërisht ata me trup të dobët, dhe në këtë rast konsiderohet mekruh. Por për ata që nuk dobësohen nga kjo, nuk ka ndonjë problem.
Fetvadhënësi: Axhil en Neshemi
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Ebu Daudi.
[2] – Buhariu.



















