Islami dhe liria

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetje: Shumë njerëz pretendojnë, se evropianët dhe amerikanët janë ata, që paraprinë tek përhapja e principeve të lirisë midis njerëzve. Cili është caku i vërtetësisë së kësaj fjale në këndvështrimin islam?

Përgjigja:  Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut janë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjarët e tij, shokët e tij dhe cilindo që e ndjek atë, kurse më tej:

Vëllai ynë i nderuar, Allahu të nderoftë dhe forcoftë:

Kur Islami ndriçoi në tokë, apeli i parë që ai jehoi ishte çlirimi i njeriut nga robërimi dhe adhurimi i robërve dhe kalimi i njeriut tek robërimi dhe adhurimi i Zotit të robërve, gjë që përbën rangun më të lartë të lirisë.

Për ty po paraqesim fetvanë e dhënë nga dijetari i nderuar Ahmed Sherbasi (Allahu e mëshiroftë!), në të cilën shprehet me detaje:

Shejhu i nderuar Ahmed Sherbasi thotë:

Shumë bij të perëndimit i pretendojnë, se kanë qenë revolucionet e tyre, ato që sollën tek njerëzit lirinë dhe pavarësinë, se këto revolucione u mësuan njerëzve nderimin e vetvetes dhe refuzimin e robërisë. Por s’ka dyshim, se kjo fjalë është e pasaktë dhe e manipuluar, pasi Islami origjinal, të cilin Allahu i lartësuar e legjitimoi për mbarë njerëzimin si mëshirë, dritë dhe ndriçim, u ka paraprirë këtyre revolucioneve shumë e shumë kohë më parë, në vendosjen e principeve të lirisë, nderimit të njerëzve dhe rezistencës kundër robërimit dhe adhurimit të tjetërkujt veç Allahut, në çdo arenë.

S’ka dyshim, se Islami u ka paraprirë këtyre revolucioneve fragmentare të vonuara, në vendosjen e principit të lirisë së unit njerëzor, pasurisë dhe nderit; nën principin islam se uni njerëzor është i pacenueshëm dhe prej tij nuk mund të merret padrejtësisht asgjë. Njëjtë është edhe çështja e nderit të njeriut. Sipas fesë islame, ai nuk mund të poshtërohet dhe as të nëpërkëmbet.  I Dërguari i Allahut ka thënë: “Muslimani e ka të ndaluar (ta cenojë) gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit”. [Muslimi]

Islami e vendosi principin e lirisë në adhurim dhe në lidhjen me Allahun, të një forme të tillë që në lidhjen midis Allahut dhe robërve të Tij nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrsesi ndërmjetësues. Lidhja e Allahut me çdonjërin prej robërve të Tij nuk cungohet tek ndërmjetësimi i një kleriku, murgu, dijetari apo këshilltari, sepse Allahu është gjithëdëgjuesi dhe gjithëvështruesi (nuk ka nevojë për ndërmjetësues), Ai e di tradhëtinë e syve dhe atë që fshehin kraharorët, e di sekretin dhe bisedën e fshehtë, dera e tij fisnike është e hapur për çdokënd që dëshiron të strehohet aty, për çdo lutës: E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua [Bekare: 186].

Muslimani ka mundësi, që t’i kryejë obligimet dhe detyrimet e tij në liri dhe pavarësi. Kësisoj, namazi pranohet kudo që të kryhet, sepse e gjithë toka është bërë xhami (faltore) për muslimanët dhe po kështu edhe dheu i saj është bërë pastrim. Po ashtu, personi mund të agjërojë dhe të japë zekatin pa pasur nevojë për një komandues, që t’i komandojë hapat e tij, ose ta arbitroj në drejtimet e tij.

Profetët e dërguar nga Allahu i lartësuar janë modeli superior njerëzor. Allahu i lartësuar i përgatiti ata nën kujdesin e Tij, i përzgjodhi për Mesazhin e Tij, i bëri eminentë besnikë në çështjen e Shpalljes së Tij dhe ligjeve të Tij dhe i garantoi me mbrojtjen e Tij. Profetët kanë për detyrë vetëm komunikimin: “I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë” [Nur: 54]. Ata nuk ndërhyjnë dhe s’kanë pushtet tek uni i njeriut, por ata vetëm sa përçojnë dhe komunikojnë tek njerëzia amanetin e Zotit të tyre. Kurse çështja e udhëzimit është një ekskluzivitet vetëm i Allahut. Pra vetëm Ai udhëzon atë që do dhe që lë në humbje atë që do (mbi bazën e drejtësisë së Tij).

Në këtë kontekst Allahu i lartësuar i thotë të dërguarit të tij më madhështor, profetit Muhamed a.s: “Ty nuk të takon (nuk ke në dorë) asgjë prej çështjes…” [Ali Imran: 128], i thotë: “O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (e komunikimit të Shpalljes). Allahu të garanton mbrojtje prej njerëzve (prej armiqve). Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues (jobesimtar)” [Maide: 67], i thotë: “…dhe nuk ishte ti që i gjuajte (i godite në të vërtetë) ata (mosbesimtarët), por Allahu i gjuajti” [Enfal: 17] dhe i thotë: “E nëse ata duan që të të mashtrojnë me të (me armëpushimin), ty të mjafton Allahu. Ai të fuqizoi ty me ndihmën e vet dhe me besimtarët. Dhe është Ai që i bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoje gjithë sa është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë” [Enfal: 62-63].

Islami vendosi principin e çlirimit prej krenarisë dhe falsitetit të përkatësisë atërore dhe gjakut, bazuar mbi principin hyjnor: “Arabi nuk ka merita mbi joarabin dhe as joarabi mbi arabin, përveçse me kriter devocionin, të gjithë njerëzit i përkasin Ademit (në prejardhje) dhe Ademi është prej dheut”. Prandaj në këndvështrimin e Islamit, njerëzit janë të barabartë sikurse dhëmbët e krehërit dhe meritat e avancimet e tyre janë sipas punës së tyre të denjë. Islami na mëson, se asnjë popull nuk gëzon prestigj të veçantë për shkak të gjakut dhe racës së tij dhe se asnjë popull nuk duhet nënçmuar dhe degraduar për shkak të origjinës dhe prejardhjes së tij: “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar? Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e kraharorit” [Tarik: 5-7].

Ishte Islami ai, që vendosi çlirimin nga shkaqet e frikës shumë kohë më parë se revolucionet e perëndimit. Ata persona që u lidhën me Zotin e tyre, që u vunë nën mbikëqyrjen e Tij dhe që ia dedikuan me sinqeritet të plotë adhurimin dhe bindjen Atij, ata nuk i prek as brenga dhe as pikëllimi.

Në këtë kontekst Allahu i lartësuar ka thënë: kush e pranon udhëzimin Tim, për ta nuk ka frikë e as do të brengosen” [Bekare: 38] dhe ka thënë: “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur (treguan devocion). Atyre u jepet përgëzim në jetën e dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (përgëzohen me shpëtim dhe Xhenet). Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ky është suksesi i madh” [Junus: 62-64].

Madje Kurani fisnik e sqaron dhe e spikat më tej këtë çështje kur thotë: “E, s’ka dyshim se ata që thanë: ‘Allahu është Zoti ynë’, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): mos u frikësoni, mos u pikëlloni, ju keni përgëzim Xhenetin që u premtohej. (U thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij, i Cili fal mëkatet dhe është mëshirues!” [Fusilet: 32].

Personit i mjafton ta ketë frikë vetëm Zotin e tij dhe prej këtu çdo gjë do të shndërrohet në siguri dhe prehje “E kush iu frikësua paraqitjes tek Zoti i vet dhe e ndaloi veten prej epsheve, Xheneti është vendi i tij” [Naziat: 40-41].

Ngrije kokën o musliman, sepse Allahu e ka nderuar dhe fisnikëruar kokën tënde. Mos u nënshtro dhe mos u përul ndaj askujt tjetër veç Zotit tënd, pasi nënshtrimi karshi Tij është kulmi i krenarisë dhe fisnikërisë. Allahu i lavdishëm është Mbreti i mbretërve, ia jep sundimin atij që do dhe e merr atë nga ai që do, në dorën e Tij është mirësia dhe Ai është i aftë të bëjë çdo gjë.

Allahu i lavdishëm dhe i lartësuar është më i dijshmi.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

PrayerFajrSunriseZuhrAsrMaghribIsha
Begins12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
Iqamah12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am12:00 am
1 Shkurt, 2023
Fajr Iqamah

12:00 am

Prayer Begins Iqamah
Fajr12:00 am 12:00 am
Sunrise12:00 am
Zuhr12:00 am 12:00 am
Asr12:00 am 12:00 am
Maghrib12:00 am 12:00 am
Isha12:00 am 12:00 am

Artikujt e fundit