Kontributi i pesë shkenctarëve myslimanë në shkencë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Të dashur fëmijë! A keni dëgjuar për Ibn Sinën?

Ibn Sina ose siç njihet ndryshe Avicenna ka jetuar në vitet 980 – 1037. Ai është një nga mjekët dhe filozofët më të mëdhenj të historisë. Ai gjithashtu ka qenë astronom, psikolog dhe matematicient. Libri i tij “Kanoni i mjekësisë” është përkthyer në latinisht dhe për shekuj të tërë është përdorur si tekst bazë në universitetet evropiane.

Të dashur fëmijë! A keni dëgjuar për Havarizmin?

Ai është El – Xhabir Havarizmi që ka jetuar në vitet 780 – 850. Ai njihet si babai i algjebrës. Kontributi i tij në këtë fushë është themeli i matematikës moderne, astronomisë dhe shkencës kompjuterike në ditët e sotme.

Të dashur fëmijë! A keni dëgjuar për Razin?

Ai është Ebu Bekër Er – Razi që ka jetuar rreth viteve 854 – 925. Ai ka qenë mjek dhe kimist i madh. Ka folur për sëmundje si “lia” dhe “fruthi”. Ai ka shkruar rreth 200 libra.

Të dashur fëmijë! A keni dëgjuar për Ibn Hejthemin?

Ibn Hejthemi ose siç njihet ndryshe Alhazenen ka jetuar rreth viteve 965 – 1040. Ai është quajtur babai i optikës moderne. Ai zbuloi se shikimi ndodh sepse drita hyn në sy. Ai ka shpjeguar funksionin e lentes, reflektimin dhe thyerjen e dritës. Punimet e tij kanë një ndikim të madh në shkencën evropiane.

Të dashur fëmijë! A keni dëgjuar për Ibn Hajjanin?

Ai është Xhabir ibn Hajjani që ndryshe njihet si Geber dhe ka jetuar rreth shekullit VIII. Ai shpesh quhet si babai i kimisë. Ai ka zhvilluar disa metoda në laborator si: distilim, kristalizim..etj. Vepra e tij pati një ndikim shumë të madh tek kimistët e mëvonshëm.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *