Mund të habiteni nga titulli, por habia juaj do të zhduket kur të lexoni tekstin më poshtë.
Imam Maliku ishte ulur në xhaminë e Profetit (a.s) si zakonisht, duke transmetuar hadithet e të Dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të… studentët rreth tij po dëgjonin… Pastaj dikush bërtiti: Erdhi një elefant i madh. në Medine… (Medinasit nuk kishin parë elefant më parë… Medina nuk njihte elefantët)…
Kështu të gjithë studentët nxituan të shihnin elefantin dhe u larguan nga imam Maliku… përveç Jahja bin Jahja El-Lejthi…
Imam Maliku i tha: Pse nuk dole me ta? A keni parë elefant më parë?
Jahja tha: Kam ardhur në Medine për të parë imam Malikun, jo për të parë elefant.
Nëse e analizojmë këtë histori…do të zbulojmë se vetëm njëri nga të pranishmit e dinte pse erdhi dhe cili ishte qëllimi i tij.
Pra nuk u shpërqendrua… dhe nuk i harxhoi energjitë majtas e djathtas… ndërsa të tjerët, dolën dhe vrapuan pas turmave… prandaj shiheni dallimin e madh mes tyre…
Transmetimet e Imam Jahja bin Jahja El-Lejthit rreth imam Malikut janë referencë në librin El-Muvatta të imam Malikut…
Ndërsa për studentët e tjerë që ishin spektatorë, historia nuk i përmend…
Në kohën tonë, elefanti përsëritet… por në imazhe të ndryshme… dhe në mënyra të ndryshme… sidomos në Ramazan.
Ka dy lloje njerëzish gjatë Ramazanit: Një lloj e ka përcaktuar qëllimin e tij…ata e dinë se çfarë duan nga Ramazani…dhe cili është qëllimi që shpresojnë të arrijnë…
Ka një lloj tjetër që është i pavëmendshëm ndaj tij dhe neglizhent… lloje të ndryshme elefantësh e tërheqin atë nga Ramazani…
Kanale televizive koti…
Seriale dhe filma të padobishëm…
Dhe elefantë tjerë të kësaj kohe…
Kujdes nga elefantët dhe magjepsia e tyre…
Duan t’ju vjedhin kohën më të mirë të vitit…
Përktheu: Korab Hajraj