Është një lojë shumë e bukur dhe mjaft zbavitëse. Kjo lojë luhet me 2 lojtarë e më shumë. Sa më shumë lojtarë të ketë aq më mirë është.
Po si luhet kjo lojë?
Detyrë e juaja është që të filloni të numëroni me rradhë njëri pas tjetrit 1,2,3,4…. D.m.th. nëse po e luan këtë lojë me një shok, ti thua 1, shoku thotë 2, ti thua 3, shoku 4, ti 5 e kështu me rradhë. Por numërimi nuk vazhdon të jetë i tillë sepse në momentin që njërit prej jush i bie që të thotë numrin 7, në vend të numrit 7 duhet të thotë “Bum”, kurse shoku duhet të vazhdojë dhe të thotë 8, pastaj vazhdon numërimi normal. Dhe sa herë që të bie – gjatë numërimit – një shumëfish i 7 apo një numër që përmban 7 duhet të thuash “Bum”. Nëse dikush ngatërrohet dhe nuk thotë “Bum” digjet dhe del jashtë loje. Po kështu nëse shoku yt ngatërrohet në mumërim pasi ti në vend të 7 ke thënë “Bum” dhe ai thotë 9 në vend që të thotë 8, në këtë rast edhe ai digjet. Nëse loja bëhet me më shumë lojtarë është akoma më e mirë. Loja vazhdon derisa në fund ngelet ai që tregohet më i saktë dhe rrjedhimisht ai është edhe fituesi.
Më poshtë po të tregoj – vetëm sa për ilustrim – se kur duhet të thuash “Bum”
1,2,3,4,5,6, Bum, 8,9,10,11,12,13,Bum,15,16, Bum, 18,19, 20, Bum, 22,23,24,25,26, Bum, Bum, 29, 30, 31, 32,33, 34, Bum, 36, Bum, 38, 39, 40, 41, Bum, 43, 44, 45, 46, Bum, 48, Bum, 50, 51, 52, 53,54,55,Bum, Bum, 58, 59, 60, 61, 62, Bum, 64, 65, 66, Bum, 68, 69, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, 80, 81, 82, 83, Bum, 85, 86; Bum, 88, 89, 90, Bum, 92, 93, 94, 95, 96, Bum, Bum, 99, 100……
Kujdes: Numrat nga 70 – 79, të gjitha pa përjashtim përbajnë numrin 7, prandaj edhe duhet të thuash Bum.
Nëse e përvetsoni mirë këtë lojë me numrin 7, atëherë rriteni vështirësinë, për shembull provojeni me numrin 3
Më poshtë po të tregoj – vetëm sa për ilustrim – se kur duhet të thuash “Bum” me numrin 3
1,2,Bum, 4,5, Bum, 7,8, Bum, 10, 11, Bum, Bum, 14, Bum, 16, 17, Bum, 19, 20, Bum, 22, Bum, Bum 25, 26, Bum, 28, 29, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, Bum, 40, 41, Bum, Bum, 44, Bum, 46,47, Bum, 49, 50; Bum, 52, Bum, Bum, 55, 56, Bum, 58, 59, Bum, 61, 62, Bum, 64, 65, Bum, 67, 68, Bum, 70, 71, Bum, Bum, 74, Bum, 76, 77, Bum, 79, 80, Bum, 82, Bum, Bum, 85, 86, Bum, 88, 89, Bum, 91, 92, Bum, 94, 95, Bum, 97, 98, Bum, 100 ….
Vërejtje: Kjo lojë bëhet vetëm me numrat 7 dhe 3



















