Fjalëshpejtat janë shprehje që përdoren si lojë për t’i thënë me shpejtësi disa herë pa gabime. Më poshtë po cekim disa prej këtyre fjalëshpejtave. Ajo që kërkohet prej teje është që t’i thuash ato 10 herë pa u ngatërruar.
1 – A la lis era, a s’la lis era.
2 – Ariu arriti arat e arave të arta.
3 – Ceni nga Hyseni, si Kini nga Jakini, si Cani nga Hasani, si Leci nga Koleci.
4 – Çelësi çel e ngel. Ngel çelësi se çelësi s’çel.
5 – Çfarë jena, si jena, ku jena, deri ku jena, për çfarë jena, veç për rrena.
6 – Dërrasa me rrasa, rrasa me dërrasa.
7 – Dha dhē dhe ai, dha dhē ti, dha ajo, dha dhe ai, dhē dhe ti, dhamë, dhatë, dhanë se duhej dhënë.
8 – Dhëmbët dhanë dhimbje dhjetë dhëmbëve.
9 – E Hëna e pyeti të Martën që ta dëgjonte e Mërkura se a e dinte e Enjtja se e Premtja i kishte thënë të Shtunës se e Djela është pushim.
10 – E shes thesin se shes thesin.
11 – Erë në therr, therrë në ferr.
12 – Gjin Ukgjini, i biri i Ukgjin Gjinit, prej Dukagjinit, gjeti gjënë e gjallë te gurrat e Shëngjinit.
13 – Hipa vidhit, zbrita vidhit, piva ujë në rrëzë të vidhit.
14 – Hysniu hyri në hanin e Halimit. Hani Halimit është hani i hasjanëve. Hasjanët hynë në han të Halimit. Dem Tahiri i Tahir Halitit hyri në han të Hotit.
15 – I ra plaku plakës në plënc, plënci i plakës plasi.
16 – Jemi mbledhur në këtë mbledhje për të mbledhur të pambledhshmit që nuk mblidhen në këtë mbledhje.
17 – Ka këmbë ura, s’ka këmbë ura.
18 – Kali ka katër këmbë, këmbët e kali kërcasin kur kali kalon kanalin.
19 – Karikaturisti karikaturoi një karikaturë karakteristike.
20 – Kasemi shkopsit kopstat e kopsitura. Krsitaqi kopsit kopsat e shkopitura.
21 – Koperativa e kasem katrushit ka katërqind e katërdhjetë e katër kuaj, kuajt e kasem katrushit kanë kamt, kamt e kuajve kanë kercenj, kërcenjt kërcasin kur kuajtë e kasem katrushit kalojnë kanalin.
22 – Kupa me kapak, kupa pa kapak, kapës t’i vëmë kapak.
23 – Luli ka lopë të larme, Lina nuk ka lopë të larme, lopë të larme ka Luli, jo Lina.
24 – Macja mësoi mushkonjën të mësojë me mëndafsh.
25 – Mos u fikso me fiksimin e t’fiksumit, se fiksimi i t’fiksumit t’fikson.
26 – Na e dina, që ju e dini, që edhe ata e dinë.
27 – Nëna Dolit, ku është Doli, doli Doli bashkë me shokun e Dolit. Pse doli Doli me shokun e Dolit?
28 – Një thesaxhi shet thes, del në shesh e thes nuk shet, o ti thesaxhi që del në shesh e thes nuk shet, a s’ma shet mua një thes?
29 – Pesë peshq peshkojnë pesë peshq të tjerë.
30 – Piktori pikturoi një pikturë piktoreske.
31 – Plasi plepi e doli pleshti. Doli pleshti se plasi plepi.
32 – Plepi plak i plasur pak, pak palcë paska pas.
33 – Polli pula e Lleshit mu në kaçile të leshit.
34 – Qante Qaniu pas qerres së qumështit se qeni qimekuq i qe qepur pas.
35 – Qeni i Qerim Qoses dhe qeni i Qani Qelit kanë shqyer qingjat e Qamil Qokut.
36 – Qerimi qan, Qamilja qesh, qeni e bubi hanë përshesh.
37 – Ra rrepa mbi rrapë, rrapa ra mbi rrepë.
38 – Rrëshqiti rrëshqitshëm rrëshqitja.
39 – Rrota rrotullohet përmes karrocës. Rreth karrocës rrotullohet rrota.
40 – Shoku Shaban shkoi n’shkodër, shiti shami shumë shtrenjt shtatëmij shtatëqind shtatëdhjetë shtatë.
41 – Shtylla shtyu shtyllën shtyllore.
42 – Tapa topi, topa tapi.
43 – Teqe tek teqja tek tuk.
44 – Tu ka trashë qafa, tu ka qaf trasha.
45 – Thanas thuthuqi tha se tharku i thiu therret me thupra të thata thane, thiu therret me thikë.
46 – Thesë thashë thesi.
47 – Thashë e them, e them e thashë, thashetheme kemi thënë.
48 – Thimi thurri me thupra thane të thata një thark për thiun, dhe therri thiun thinjosh me thikë therrëse në therrtore.
49 – Vera ikte, vjeshta vinte, vera vjeshtën s’e arrinte.
50 – Xhaxhai im ka xhan një xham. Nëse xhaxhai im ka vërtet një xham xhan, atëherë unë s’e kam më xhan xhaxhanë.