Mbi lirinë fetare

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetje: Kemi informacion mbi faktin se Unioni Ndërkombëtar i Fikhut Islam e ka diskutuar çështjen e lirisë fetare dhe ndëshkimin e apostazisë (fe lëshimit).

Me ç’vendim ka dalë Unionit lidhur me këtë çështje?

Konsulenti: Grup studiuesish

Përgjigjja: Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Allahut, paqja dhe lavdërimi janë mbi të Dërguarin e Allahut, kurse më tej:

Unioni Ndërkombëtar i Fikhut (Jurisprudencës) Islame, që është nën juridiksionin e Konferencës Islame, ka diskutuar kriteret e lirisë fetare dhe dispozitat e saj në Islam. Pas diskutimit të hulumtimeve të paraqitura në këtë kornizë, dekreti final i Unionit shpreh, se liria e fesë është e garantuar për njerëzit, se askush nuk imponohet të futet në Islam dhe se divergjenca medhhebore (e akademive juridike islame) dhe ajo juridike (e fikhut) midis muslimanëve mund të kapërdihet, përderisa nuk përplaset me fondamentet (bazat) e Islamit.

Unioni dekretoi gjithashtu, se apostazia (lëshimi i Islamit) është një vepër penale e ndëshkueshme dhe nuk përbën një të drejtë të garantuar në emër të lirisë, por Unioni evidentoi, se vendimin (gjykimin) mbi apostazinë mund të japin vetëm dijetarët e kualifikuar, nisur nga serioziteti i dispozitave që vijnë si pasojë e një vendimi të tillë. Ndëshkimi për këtë vepër penale është një ekskluzivitet vetëm i gjykatës, jo i individëve prej njerëzve. Gjykatës i duhet që para ndëshkimit të tregojë përmbajtje, prandaj paraprakisht duhet t’i tërheqë vërejtje felëshuesit dhe t’ia evitojë dyshimin që ai ka… Sa i përket llojit të ndëshkimit, vendimi i Unionit e ka lënë në heshtje faktin, nëse ai duhet të jetë me vdekje, burgim apo tjetër gjë.

Për ju po paraqesim tekstin e vendimit të Unionit në këtë aspekt:

Kuvendi i Unionit Ndërkombëtar të Fikhut Islam, nën juridiksionin e Konferencës Islame të mbajtur në raundin e nëntëmbëdhjetë në Sherika (të shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe) nga 1 deri 5 Xhumadal Ule 1430 hixhri, që korrespondon 26-30 Prill 2009; pasi shqyrtoi hulumtimet e ardhura në këtë Union, lidhur me specifikën e subjektit të lirisë fetare në Islam: kriteret dhe dispozitat e saj përkatëse, pas sensibilizimit nga ana e Unionit mbi rëndësinë e diskutimit të çështjes së lirive të feve si; në përmbushje të nevojës urgjente brenda vendeve të Botës Islame dhe jashtë saj për të mësuar mbi qëndrimin e Unionit, i cili gëzon konsiderim referent tek masa lidher me lëvrimin e fikhut islam dhe pasi dëgjoi dhe shqyrtoi hulumtimet e përgatitura në subjekt dhe diskutimet që u zhvilluan rreth tij, dekretoi si vijon:

Së pari: Liria fetare është një parim i dekretuar në Sheriatin (Ligjin) Islam, që nismën e ka tek natyra njerëzore dhe krahas kësaj ajo gëzon edhe garancinë në Islam. Kjo liri ka kriteret përkatëse në Sheriat (Ligjin Islam) dhe qëllimi i saj është implementimi i nderimit të njeriut.

Së dyti: Liria fetare është e garantuar në shoqëri dhe del si detyrë mbrojtja e saj nga rreziqet, idetë qarkulluese dhe sulmet ideologjike të të gjitha trajtave, fetare apo jofetare, të cilat kanë për qëllim tretjen e identitetit islam të kombit islam.

Së treti: Muslimanët angazhohen me principin kuranor: “Nuk ka imponim (dhunë) në fe”, [Bekare: 256] dhe përgjatë gjithë historisë e kanë implementuar tolerancën fetare, pranimin dhe bashkëjetesën me jomyslimanët, që kanë jetuar nën hijen e shtetit islam. Gjithashtu del si domosdoshmëri, që jomuslimanët t’i respektojnë privatësitë islame, si dhe të ndalojnë qëndrimet kanosëse kundrejt Profetit të Islamit, Muhamedit (a.s) dhe shenjtërimeve islame.

Së katërti: Larmia e medhhebeve (akademive juridike islame) dhe opinioneve juridike (të fikhut islam) është një gjë normale, ndërkaq bashkëpunimi i muslimanëve pavarësisht medhhebeve të tyre, është një detyrim juridik (i Sheriatit) i kumtuar nga Kurani dhe Suneti (Tradita Profetike). Islami fton në besimin e njësimit (të Zotit) dhe në njësimin e fjalës mbi themelin e “bashkëpunimit në çështjet që gëzojnë konsensus dhe shfajësimin e njëri-tjetrit në çështjet që pranojnë debat”.

Së pesti: T’i vendoset kufi provokimit të kaosit lidhur me muslimanet dhe fondamentet (bazat) islame (të kornizën së femrës muslimane por edhe më gjerë) si dhe t’i vendoset kufi mbjelljes së dyshimeve, lidhur me domosdoshmëritë e fesë Islame brenda shoqërisë islame, pasi diçka e tillë përbën kanosje karshi fesë dhe shoqërisë, ndaj del si detyrë e prerë imunizimi karshi këtyre metodave të papranueshme, që kryerësit e tyre i kryejnë nën justifikimin e lirisë fetare. Kjo të bëhet në mbrojtje të shoqërisë dhe të garantimit të saj fetar dhe ideor, si dhe për të privuar shfrytëzimin e kësaj “lirie” kanosëse nga ana e jomuslimanëve.

Së gjashti: Fetvaja (opinioni juridik) mbi apostazinë (fe lëshimin) apo shpalljen qafir (jobesimtar) duhet të ketë për referencë dijetarët e kualifikuar dhe të konsideruar. Ndërkaq duhet që gjykata të ngarkohet me kushtet e vendosura nga dijetarët e fikhut (jurisprudencës islame), që konsistojnë në dhënien e një kohe të konsideruar, në të cilën i kërkohet personit të rënë në apostazi që të pendohet si dhe evitohen prej tij dilemat e pranishme; kjo bëhet me qëllim që të realizohet interesi i konsideruar juridikisht.

Së shtati: Deklarimi i apostazisë në publik përbën një rrezik për unitetin e shoqërisë islame dhe besimin e muslimanit, si dhe inkurajon jomuslimanët apo hipokritët (që shtiren se janë) muslimanë, që ta përdorin një gjë të tillë për të mbjellë dyshim. Personi i tillë (që e deklaron publikisht fe lëshimin e tij) meriton të penalizohet me veprën e apostazisë vetëm nga gjykata. Kjo bëhet për t’u imunizuar shoqëria nga rreziku i tij dhe për t’u garantuar paqja dhe siguria e saj. Ky gjykim nuk e përjashton lirinë fetare, të cilën e ka garantuar Islami, për këdo që respekton ndjenjat fetare, vlerat shoqërore dhe regjimin e përgjithshëm.

Gjithashtu porositet edhe sa në vijim:

Gjykatësve muslimanë u kërkohet që të garantojnë nevojat themelore të banorëve të shoqërisë, prej të cilave përmendim: lirinë e përgjegjshme, sigurimin e ushqimit, strehimit, kurimit, arsimimit, shanseve të punësimit si dhe të gjitha nevojat e tjera që e ruajnë gjeneratën nga provokacionet tunduese materiale apo të ngjashme me to, që shfrytëzohen për propagandimin e ideve që bien ndesh me vlerat islame.

Allahu është më i Dijshmi.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.