Mendo një numër!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kjo është një lojë zbavitëse që ti e bën me shokun apo shoqen tënde.

Ti (i drejtohesh shokut) duke i thënë: Mendo një numër më të vogël se dhjetë, por mos ma trego mua.

Pastaj i thua: Numrin që e mendove shtoje dhe njëherë.

Pas këtij veprimi, i thua shokut: Shumës që të doli, shtoji për mua edhe 4 (për shembull)

Pastaj i thua: Atë që doli pas veprimit të mbledhjes pjesëtoje me dy.

Dhe pas këtij veprimi, kërko prej shokut që të heqë numrin që kishte menduar në fillim.

Dhe ti me sigurinë më të madhe, i thua shokut, a të doli përgjigja 2.

Ai ka për ta pohuar këtë gjë.

Kujdes: Gjatë të gjitha këtyre veprimeve që kërkon prej shokut, ai nuk duhet të të tregojë asgjë vetëm në fund kur ti prej tij kërkon se përgjigja del 2.

Le të marrim një shembull!

Veprimi i parë: Shoku mendon numrin 3

Veprimi i dytë: 3 + 3 = 6

Veprimi i tretë: 6 + 4 = 10

Veprimi i katërt: 10 ÷ 2 = 5

Veprimi i pestë: 5 – 3 = 2

Sekreti i lojës: Nuk qëndron tek numri që mendon shoku apo shoqja jote, por tek numri që ti i thua atij që të shtojë. Numrin që ti i thua të shtojë e pjesëton me 2 dhe përgjigja që del nga pjestimi është edhe përgjigja përfundimtare. Gjithë këtë veprim ti e bën me mendjen tënde, që shoku mos të kuptojë gjë. Pra ti i ke thënë atij që të shtojë numrin 4. Këtë numër nëse e pjeston me dy, del dy, që do të thotë se përgjigja në fund del 2. Bëj kujdes që këtë sekret mos t’ia tregosh shokut apo shoqes.

Le të marrim një shembull tjetër. Për shembull ti do t’i thuash shokut dhe shoqes që të shtojë 10, që do të thotë se nëse 10 e pjestojmë me 2, del 5 dhe kjo do të jetë përgjigja përfundimtare. Le ta provojmë edhe njëherë këtë lojë:

Verprimi i parë: Shoku mendon numrin 4

Veprimi i dytë: 4 + 4 = 8

Veprimi i tretë: 8 + 10 = 18

Veprimi i katërt: 18 ÷ 2 = 9

Veprimi i pestë: 9 – 4 = 5

Këtë lojë mund ta bësh me të gjithë shokët dhe shoqet, por herë pas here ndryshoje numrin qe do të shtosh, për arsye që shokët mos ta kuptojnë sekretin që ti mbart me vete.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.