Ne besojmë se midis shpalljes dhe logjikës së shëndoshë, sheriatit dhe urtësisë, fesë dhe shkencës nuk ka kontradiktë. Ne besojmë se feja është dija (shkenca), ashtu sikurse besojmë se dija (shkenca) është fe.
Islami tek i cili besojmë, refuzon:
- Imponimin në besim
- Formalitetin në adhurim
- Negativitetin në sjellje
- Cektësinë në të menduar
- Teksualitetin në tefsirin e Kuranit
- Literalitetin në Fikh
- Fasadën në jetë.
Islami tek i cili besojmë, bazohet tek:
- Besimi, shpirti i të cilit është monoteizmi
- Adhurimi, shpirti i të cilit është sinqeriteti
- Morali, shpirti i të cilit është mirësia
- Sheriati, shpirti i të cilit është drejtësia
- Uniteti, shpirti i të cilit është vëllazëria
- Të gjitha këto mishërohen në qytetërim, shpriti i të cilit është balanca dhe unifikimi.
Ftoj për tek diskutimi me të gjithë njerëzit, me:
- Kundërshtarët në fe
- Ata që mendojnë ndryshe
- Oponentët në politikë.
E dua të mirën për të gjithë njerëzit:
- Personalisht nuk kam armik as smirë askënd, sepse njerëzit janë vëllezërit e mi:
- Në Besim
- Në kombësi
- Apo në humanizëm.
- Të gjithë ne jemi bijtë e Ademit
- Unë jam armik me atë që i shpall luftë Umetit tim dhe besimit tim.
Forca nuk qëndron tek arma, por tek zemra e luftëtarit. Arsimimi nuk qëndron tek faqet e librave, por tek shpirti i mësuesit. Drejtësia nuk qëndron tek kanuni, por tek ndërgjegjja e gjykatësit.
Zbatimi i lirisë vjen para aplikimit të sheriatit, sepse sheriati nuk mund të aplikohet tek ata njerëz të cilët e kanë humbur lirinë.
Falsifikimi i votave është prej mëkateve më të mëdha. Shtypja e lirësë është prej mëkateve më të mëdha.
E vërteta – gjithmonë – është më e fortë se e kota. Triumfi i zullumqarëve është i përkohshëm. Do të vijë dita që intrigat e kombeve apo organizatave, që kapacitetet e tyre i shfrytëzojnë për të prishur imazhin e njerëzve të ndershëm, do të zbulohen para gjithë botës, edhe nëse do të duhet kohë e gjatë.
Mesazhi i Islamit i drejtohet:
- Të pafuqishmëve duke ju thënë: Zgjatni parakrahët!
- Të nënçmuarve duke ju thënë: Ngrijini kokat!
- Të robëruarve duke ju thënë: Thyjini zinxhirët!
- Gjumashëve duke ju thënë: Çohuni nga gjumi!
Autor: Doktor Jusuf El Kardavi