Misteri i mbledhjes së numrave nga 1-100

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Shumë kohë më parë, tregohet se mësuesja e klasës së dytë po korrigjonte provimet e nxënësve gjatë orës së matematikës. Mirëpo, nxënësit bënin zhurmë dhe nuk e lejonin të punonte në qetësi. Për të mos u shqetësuar, ajo vendosi t’u japë një detyrë klase që do t’i angazhonte gjatë gjithë orës, dhe kështu vetë do ta kishte më të lehtë të korrigjonte provimet.

Ajo u tha atyre: “Mblidhni numrat nga 1 deri në 100, pra 1 + 2 + 3 + 4 + 5 + 6… deri në 100.”

Sigurisht, kjo ishte një detyrë e vështirë dhe zgjidhja e saj zakonisht kërkon më shumë se një orë mësimi, por të paktën nxënësit do të punonin, dhe mësuesja do të ishte më e qetë.

Pasi nuk kishin kaluar as dy minuta, njëri prej nxënësve u ngrit dhe tha: “Mësuese, e zgjidha ushtrimin!”

Mësuesja u habit dhe pyeti: “Çfarë po thua? Nuk ka mundësi… Trego si e zgjidhe!”

Po të ishe ti në atë klasë, a do ta zgjidheje këtë ushtrim për dy minuta?!

Zgjidhja e ushtrimit:

Nxënësi vuri re se:

1+100=101

2+99=101

3+98=101

4+97=101

5+96=101

e kështu me rradhë…

Veprimi i dytë që nxënësi bëri, ishte:

100:2= 50

Pra ishin 50 çifte gjithsej.

Kurse veprimi i tretë:

50X101=5050

Pra, nëse mbledhim nga 1-100 përfundimi del 5050.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.