Mos i harroni as këto synete të tij!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Imazhi i Pejgamberit a.s. na është përshkruar si “një njeri që erdhi për t’u mësuar njerëzve abdesin, misvakun, mjekrën dhe shkurtimin e pantallonave”.
Shpesh na flitet për “synetet e harruara”, duke krijuar përshtypjen se ai punoi natë e ditë për çështje dytësore.
✔️Në fakt, harrohet se Pejgamberi a.s. u detyrua të zhvillonte 27 beteja të ndryshme për të mbijetuar nga kundërshtarët e tij, brenda 10 viteve.
✔️Ai udhëhoqi negociata dhe dialogoi me 70 delegacione të mëdha gjatë vitit të delegacioneve, siç thotë Ibn Sadi.
✔️Ai u mor me praninë e hebrenjve në Medinë, pasi ata shkelën të gjitha marrëveshjet e Kartës së Medinës.
✔️Arriti të përhapë vlera shpirtërore dhe njerëzore në shoqërinë islame.
✔️Ai ndihmoi në ndërtimin e një sistemi dhe rregulli brenda shoqërisë beduine, e cila zakonisht preferonte individualizmin dhe sistemin fisnor. Këtë logjikë e promovoi edhe përmes namazit, si një ritual që ushtron renditjen dhe sistemimin.
✔️Vendosi “Kartën e Medinës” për drejtësi, qytetari dhe jurisprudencë shtetërore.
✔️Ai korrespondonte me mbretër dhe princër jashtë vendit të tij, duke u dërguar mesazhe nëpërmjet diplomatëve të tij. Pra arriti të ngrihej mbi nivelin e tyre diplomatik.
✔️Ai u mësoi shokëve artin e luftës, siç ua mësoi edhe artin e dialogut.
✔️Ai i mësoi njerëzit të përfitojnë nga çdo e mirë, pavarësisht nga burimi i saj. ““Urtësia është një gjë e humbur e besimtarit, andaj ku ta gjejë atë le ta merr”
Mos i harroni as këto synete të tij!

Autor:  Halil Avdulli

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.