Mos u nxito të japësh përgjigje menjëherë!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

1 – Nëse një avion bie në kufi midis dy shteteve, ku do varrosen të mbijetuarit?”

Nuk varrosen, sepse janë të gjallë.

2 – Në një pemë janë pesë zogj, gjahtari vret dy zogj, sa zogj ngelen në pemë?

Asnjë, sepse zogjtë e tjerë fluturojnë.

3 – Sa muaj të vitit kanë 28 ditë?

Të gjithë muajt.

4 – Si i ka dhëmbët zezaku kur lind?

Zezaku nuk ka dhëmbë kur lind

5 – Një gjel është në majën e çatisë dhe bën një vezë. Në cilën anën bie veza, në të djathtën apo në të majtën?

Gjeli nuk bën vezë.

6 – Nëse në një autobus me 40 pasagjerë ndalon, 5 zbresin dhe 7 hipin, sa shoferë ka autobuzi?

Vetëm 1 shofer.

7 – Në një garë sportive, ai i cili ia kalon të dytit, i sati del?

I dyti dhe jo i pari, sepse në të vërtetë ai ishte i treti.

8 – Sa lloje kafshësh mori me vete Musai (a.s) në anije?

Asnjë, sepse ishte Nuhu (a.s) ai që mori kafshët dhe i futi në anije.

9 – Çfarë ka deti në fund?

Shkronjën “I” dhe jo kripë.

10 – Sa shkronja ka alfabeti?

8 shkronja (a,l,f,a,b,e,t,i) dhe jo 36.

11 –  Sa herë mund të zbresësh 10 nga numri 100?

Vetëm një herë, sepse pastaj ai nuk është më 100, por 90.

12 – Nëse një pemë bie në pyll, por nuk e dëgjon askush, a bën zhurmë?

Po bën zhurmë, megjithëse nuk e dëgjon askush.

13 – Një dërrasë është e gjatë 3 metra dhe marangazoi dëshiron ta presë atë në tre pjesë, ku çdo pjesë është 1 metër. Sa prerje duhet të bëjë ai?

2 prerje dhe jo 3.

14 – Cila është ajo fjalë shqipe që ndryshe shkruhet dhe ndryshe lexohet?

Vetë fjala “ndryshe”.

15 – Peshku që e gëlltiti Jusufin (a.s) ishte balenë apo peshkaqen?

Peshku ka gëlltitur Junusin (a.s) dhe jo Jusufin (a.s).

16 – Kush peshon më shumë 1 kg hekur apo 1kg pambuk?

Janë njëlloj.

17 – Nëse ke pesë mollë dhe e i ha të tëra, çfarë ke?

Stomak të mbushur.

18 – Një njeri zhytet në pishinë dhe nuk i lagen flokët. Si është e mundur?

Ngaqë është qeros.

19 – Ku ndodhet ai lum që nuk ka ujë?

Në hartën gjeografike.

20 – Çfarë ka në mes të natës?

Shkronja “t”

21 – Një vëlla ka katër motra, secila prej motrave ka një vëlla. Sa pjestarë ka familja?

5 (Vëllai dhe 4 motrat).

22 – Mami Aliut ka pesë fëmijë: Ajnin, Ajnën, Amrin, Armirin, po i pesti kush është?

Aliu.

23 – Një njeri e ka shtëpinë në katin e shtatë. Si është e mundur që mbërrin në shtëpi pa i përdorur shkallët?

Sepse hip në ashensor.

24 – Ani ka tre gota me ujë, njërën e pi, sa gota ngelen?

Tre gota.

25 – Një dhomë ka katër qoshe. Në secilën qoshe ka nga një mace. Çdo mace shikon tre mace. Sa mace ka gjithsej në dhomë?

4 mace.

26 – Një dhomë ka 3 dritare të hapura, por ajri nuk futet në dhomë. Si është e mundur?

Dhomat dhe dritaret e hapura janë vizatuar në letër.

27 – Një tullë peshon, 2 kile gjysmë tulle. Sa peshon tulla?

4 kile dhe jo 2 e gjysmë.

28 – Kemi një grup patash. Ajo që është në fillim ka 2 pata mbrapa. Ajo që vjen më pas ka një para dhe një mbrapa dhe ajo që vjen në fund ka 2 pata përpaa. Sa pata janë gjithsej?

3 pata.

29 – A e B përmbi tra, A-ja u rrëzua, B-ja ra, kush ngeli në tra?

Shkronja “e”.

30 – Sa bëjnë 2+2×2?

6 dhe jo 8, sepse shumëzimi bëhet para mbledhjes.

31 – Je duke ngarë makikën dhe papritur të del një i moshuar dhe një fëmijë. Kë do shkelësh të moshuarin apo të fëmijën?

Asnjërin prej tyre, sepse duhet të shkelësh frenat e makinësh për mos të shtypur anjërin prej tyre.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.