Nëna dhe vajza, të dyja së bashku i kanë 48 vite jetë. Nëna është 20 vjet më e madhe se vajza. Sa vjeç janë secila prej nënës dhe vajzës.
Zgjidhja:
Si fillim ne duhet të gjejmë moshën e vajzës. Për të gjetur moshën e vajzës duhet të bëjmë veprimet e mëposhtme:
48 – 20 = 28
28 : 2 = 14
Pra vajza është 14 vjeç.
Për të gjetur moshën e nënës bëjmë veprimin e mëposhtëm:
14 + 20 = 34
Pra mosha e nënës është 34 vjeç.
Si përfundim themi se nëna është 34 vjeç kurse vajza është 14 vjeç.



















