Musai (a.s), Benu Israilët dhe toka e ndaluar

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Në vitin 1213 p.e.s, Profeti Musa (a.s) doli me popullin e tij, Benu Israilët nga Egjipti, duke u drejtuar për në Palestinë, nëpërmjet shkretëtirës së Sinait. Gjatë ecjes së tyre në shkretëtirë, Musai (a.s) merr urdhër të shkojë në malin Tur, për takimin me Allahun e Madhëruar për një periudhë 30 – të ditore. Periudhë kjo, në të cilën do të adhuronte Allahun, do të komunikonte me Të dhe do të merrte udhëzimet prej Tij.

Para se të nisej, ai caktoi vëllain e tij Harunin (a.s) si zëvendës, në udhëheqjen e popullit, duke e porositur që mos  të lejonte përçarje dhe zënka. Koha e qëndrimit të Musait (a.s) në malin Tur do të zgjatej edhe 10 – të ditë të tjera, për t’u plotësuar kështu 40 – të ditë.

Pas përfundimit të kohës së qëndrimit në takimin me Allahun e Madhëruar, Musai (a.s) kthehet te populli i tij, të cilët ishin aty poshtë. Por u trondit kur pa se populli i tij kishte devijuar besimin e tyre, duke adhuruar një statujë në formën e një viçi. Shkaktari i këtij devijimi ishte një njeri i quajtur Samirij. Nga zemërimi, Musai (a.s) i hodhi në tokë pllakat e urdhrave hyjnorë.

Populli i tha se krejt shkaku i këtij devijimi ishte Samiriu, i cili kishte arritur t’i manipulonte mendjet e tyre. Pas kësaj ngjarje, Musai (a.s) kërkon nga Allahu që ta falë popullin e tij dhe Allahu i Madhëruar i përgjigjet lutjes së tij.

Pas kësaj ngjarje, Musai (a.s) urdhërohet ta marrë popullin për ta dërguar në tokën e bekuar, në Palestinë. Kur arrijnë në periferi të qytetit të bekuar, në Kuds, Musai (a.s) dërgon disa zbulues për të ditur se çfarë ndodh në qytet. Kur u kthyen, e lajmëruan atë se aty është një popull shumë i fuqishëm, me shtat të lartë dhe se qyteti i tyre është shumë i mbrojtur. Këto lajme i tmerruan Benu Israilët. Ata refuzuan të zbatojnë urdhrin e Musait (a.s), i cili u kërkoi të luftojnë për të marrë Kudsin. Madje, ata i thanë atij se nuk do të futeshin kurrë aty, përderisa brenda tij ishin ata, të cilët ishin një popull i fuqishëm. Këtë të ngjarje të tyre, Allahu i Madhëruar e ka treguar në Kuran duke thënë: “O populli im! Hyni në tokën e shenjtë që Allahu e ka caktuar për ju dhe mos u ktheni prapa, se atëherë do të ktheheni të humbur. Ata thanë: O Musa! Në atë tokë gjendet një popull i fortë dhe ne nuk do të futemi pa dalë ata e, nëse ata dalin, ne atëherë me siguri do të hyjmë në të.”[1]

Musai (a.s) u përpoq shumë që t’i bindte ata njerëz që të luftonin në rrugën e Zotit. Por ata nuk patën guxim të zbatonin urdhrin e tij. Ata vazhduan të rebeloheshin ndaj Zotit, arsye kjo që e brengosi edhe më tepër Musain (a.s).

Për këtë arsye ai iu ankua Allahut për popullin e tij. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij. Rebelimin e tyre, Allahu i Madhëruar na e tregon në Kuranin Fisnik duke thënë: “Ata thanë: O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu. Musai tha: O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër veç vetes dhe vëllait tim, prandaj na veço neve prej këtij populli ta pabindur.”[2]

Studjuesit e konsiderojnë periudhën dyzet vjeçare si njëri nga dënimet që ky popull mori si shkak i talljes me Urdhrin e Zotit. Ama dënimi kryesor ishte ndalimi i përhershëm i asaj toke për ta. Madje çështjen e ndalimit të përhershëm, Benu Israilët e pohuan me gojët e tyre, kur thanë: “Nuk kemi për të hyrë kurrë aty, nëse ai popull do të jetë aty.” Ata i pranuan vetes këtë lloj kushti. Nëse do të ketë popull tjetër aty, nuk kemi për të hyrë kurrë. Kjo bëri që Allahu t’i dënojë ata me poshtërim dhe me zemërim nga ana e Tij. Allahu i Madhëruar ka thënë për ata: “Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë. Kjo ndodhi, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin çdo kufi.”[3] Gjithashtu në një ajet tjetër Allahu i Madhëruar thotë: “Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të drejte i vrisnin profetët. Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufinjtë.”[4]

Pas këtij vendimi hyjnor, Musai (a.s) kaloi me popullin e tij për dyzet vjet me rradhë në shkretëtirën e Sinait, duke humbur dunave të saj. Edhe pse koha mbaroi, përsëri Benu Israilët nuk patën kurajë të hynin në Palestinë. Ata u nisën drejt maleve të Moabit, nëpërmjet luginës Araba në Jordani. Kur arritën atje, Musai (a.s) i dëshpëruar ngjitet në një shpat dhe e kthen vështrimin nga Kudsi. Sipas Teuratit, Allahu i Madhëruar i thotë Musait (a.s): “Kjo është toka që unë ia premtova Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit, duke thënë se do ta bëj për pasardhësit tuaj. Sot po ta tregoj ty, por e ke të ndaluar të hysh aty.”[5]

Pak kohë më vonë, Musai (a.s) ndërroi jetë, duke mos u mundur të futet në tokën e shenjtë. Madje sipas të dhënave, edhe varri i tij është jashtë tokës së shenjtë.

Me gjithë udhëtimin e gjatë dhe rraskapitës, Musai (a.s) dhe populli i Benu Israilëve nuk arritën të hynin në tokën e shenjtë. Ndërsa sot, vijnë disa hebrenj dhe pretendojnë se ajo është toka e premtuar. Duke e pretenduar gjithashtu si tokë të tyre, ku askush nuk ka të drejtë t’i cënojë ata për të. Edhe pse Allahu i Madhëruar ua ndaloi atyre hyrjen në Palestinë, ata e quajnë atë toka e premtuar, megjithëse Allahu i Madhëruar e quajti atë toka e ndaluar.

Me këtë pasazh hodhëm poshtë ato argumentime të pabazauara që izraelitët bëjnë në ditët e sotme.

[1] – Sure Maide: 21 – 22.

[2] – Sure Maide: 24-25.

[3] – Sure Bekare: 61.

[4] – Sure Ali Imran: 112.

[5] – Teurati, në kapitllin e Eksodit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.