Nata e Kadrit pse dhe si…?!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

1 – Nata e Kadrit është dhuratë e Allahut të Madhëruar për zemrat e përdjegura nga malli për Allahun, duke iu referuar arsyes pse Allahu i dha kaq vlerë punës së mirë në natën e kadrit. Një person në popujt e mëparshëm kishte adhuruar Allahun 83 vjet dhe sahabët u mërziten nga fakti se mosha e tyre nuk arrin 83 vjet, e Allahu e shpërbleu këtë dert të sinqertë me këtë kompensim madhor.

2 – Nata e Kadrit është model i dhënies vlerën maksimale kohës duke e mbushur me punë cilësore. Pra si është e mundur që një natë të ketë bereqetin e më shumë se 83 viteve…?! Kjo ndodh kur koha mbushet me punë të sinqertë e të dobishme e që buron nga një zemër e pushtuar nga devotshmëria për Allahun, dashuria dhe frika për Të.

3 – Nata e Kadrit na vërteton se sa Bujar është Allahu i Madhëruar dhe se gadishmëria e Tij për të na falë e për të na shpërblyer ne është shumë më e madhe se sa na e merr mendja neve. “Kush më kujton në veten e tij e kujtoj në Veten Time, kush më kujton në një mexhlis e kujtoj në një kuvend më të mirë, kush më afrohet një pëllëmbë i afrohem një pashë, kush më afrohet një pashë i afrohem një milje, kush vjen drejt meje duke ecur Unë shkoj drejt tij duke vrapuar…” Hadith Kudsij “

4 – Nata e Kadrit është Nata e përgjegjshmërisë. Pra na përcjell mesazhin se duhet të jemi të përgjegjshëm jo vetëm me vitet që jetojmë, por me ditët, me orët me minutat e me sekondat, madje dhe me çastet që jetojmë. Sepse koha, e cila është vetë jeta jonë, është e mbushur plot e përplot me mundësi lartësimi në çështjet e dynjasë e të ahiretit, mirëpo përfitojnë prej këtyre mundësive pikërisht ata që janë të vëmendshëm e të përgjegjshëm. E sa më të mëdha të jenë ngjarjet rreth nesh aq më të mëdha janë mundësitë e lartësimit në çështjet e dynjasë e ahiretit. Pra Nata e Kadrit i thotë jo gafletit, pavëmendjes.

Autor: Sabaudin Jashari

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.