Të dashur fëmijë!
A e dini se:
Nata e Kadrit është nata më madhështore e cila vjen një herë në vit dhe është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, në netët tek, por ajo mund të jetë edhe në netët çift.
Kurani është shpallur në natën e Kadrit.
Në Kuran ndodhet një sure që titullohet surja “Kadër”.
Nata e Kadrit është nata më e mirë se një mijë muaj.
Në natën e Kadrit zbresin engjëjt dhe Xhibrili me lejen e Allahut të Madhëruar në qiellin e Dynjasë dhe në Tokë.
Nata e Kadrit është nata të cilën përcaktohet se çfarë do të ndodhë përgjatë gjithë vitit.
Nata e Kadrit është paqe dhe shpëtim deri në agim.
Kushdo që e kalon natën e Kadrit me adhurim duke besuar tek Allahu i Madhëruar dhe duke shpresuar në shpërblimin prej Tij, Allahu i Madhëruar ia fal të gjitha mëkatet e mëparshme.
Urtësia e fshehjes së natës së Kadrit:
Nata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të muajit të Ramazanit, por nuk dihet me saktësi në cilën prej këtyre netëve. Arsyeja se përse nuk dihet me saktësi është për faktin se muslimani duhet që këto dhjetë netë t’i kalojë me adhurim dhe përkushtim ndaj Allahut të Madhëruar.
Adhurimet që duhet të kryhen në natën e Kadrit:
Leximi i Kuranit.
Falja e namazit të teravisë dhe të natës.
Dua dhe lutje.
Pendimi dhe istigfari.
Salavatë për profetin (a.s).
Sadakaja.
Itikafi.
Lutja që Profeti (a.s) na ka mësuar të bëjmë në natën e Kadrit:
“Allahum me in-neke Afu’un tuhibul afue, fa’fu an-ni”
“Zoti im Ti je Falës, të pëlqen të falësh, më fal mua.”
O Allah na e bëj të mundur që ta gjallërojmë natën e Kadrit me adhurim e përkushtim.
O Allah, pranoje agjërimin, faljen e namazit dhe punët e mira në natën e Kadrit.
O Allah më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët dhe besimtaret.
O Allah më jep të mira në Dynja dhe Ahiret dhe na ruaj nga ndëshkimi.
O Allah më bëj mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët dhe besimtarëve prej banorëve të Xhenetit.