Ndërtimi i botës ku njeriu i thjeshtë është i barabartë me fisnikun

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Një ngjarje e njohur tregon për drejtësinë e Omerit (r.a) dhe si ai i dha përparësi zbatimit të ligjit mbi çdo pozitë shoqërore. Kjo ngjarje ka nodhur kur Xhebele ibn Ejhem, një nga mbretërit e Gasasinëve, kishte goditur një burrë nga fisi Benu Fezare gjatë tavafit rreth Qabes, duke ia thyer hundën. Burri i lënduar u ankua tek halifi, Omeri (r.a), i cili thirri Xhebele-n dhe e pyeti:

“Çfarë të shtyu o Xhebele, që ta godisje vëllanë tënd në tavaf dhe t’i thyeje hundën?”

Xhebele iu përgjigj pa hezitim: “Unë e disiplinova të riun dhe mora hakun tim me dorën time!”

Omeri e kundërshtoi: “Çfarë haku, o biri i Ejhemit?”

Kështu, Omeri (r.a) e bëri të qartë se nuk kishte vend për koncepte të padrejta në Islam, ku i dobëti shtypej dhe i fuqishmi bënte ç’të donte. Këto ishin praktika të kohës së injorancës (xhahilijetit), të cilat Islami i kishte çrrënjosur njëherë e mirë dhe të gjithë njerëzit ishin të barabartë para ligjit të Allahut.

Fjalët e Omerit (r.a) e tronditën Xhebele-n, i cili kishte qenë mbret para Islamit dhe priste të ruante të njëjtin status pas pranimit të fesë. Kur Omeri (r.a) urdhëroi që burri i lënduar të merrte hak sipas parimit “sy për sy, dhëmb për dhëmb”, Xhebele u trondit edhe më shumë.

Ai tha: “Si është e mundur kjo, o prijës i besimtarëve? Unë jam mbret, ndërsa ai është një njeri i thjeshtë. A nuk e sheh se unë jam më i fuqishëm dhe më fisnik?”

Omeri iu përgjigj me vendosmëri: “Ne po ndërtojmë një botë të re, ku çdo padrejtësi kurohet me tehun e shpatës, dhe ku njeriu më i thjeshtë është i barabartë me më fisnikun.”

Xhebele nuk e kuptoi këtë drejtësi dhe u ndje i fyer. Ai kërkoi afat deri të nesërmen për të menduar, por natën u arratis drejt Kostandinopojës, ku u strehua tek perandori i bizantit, Herakliu, duke braktisur Islamin.

Kur të nesërmen njerëzit kërkuan Xhebele-n, Omeri (r.a) e mor vesh se ai ishte arratisur, por nuk e trazoi fare çështjen e tij. Ai e dinte se drejtësia nuk mund të sakrifikohej për asnjë njeri, sado i rëndësishëm të ishte ai.

Ky rast tregon përkushtimin e Omerit (r.a) në vendosjen e drejtësisë së vërtetë në shtetin islam, duke mos lejuar që ndikimi, pasuria apo prejardhja të bëhen pengesë për zbatimin e ligjit. Ai kuptoi se çdo lëshim në këtë drejtim do ta bënte shtetin të brishtë dhe do të rrezikonte rrënimin e tij.

Mësimi kryesor nga kjo histori është se Omeri (r.a) , duke ndjekur rrugën e të Dërguarit të Allahut (a.s), dëshironte që të gjithë njerëzit të jetonin të lirë, të sigurtë dhe të qetë, pa u shtypur apo ju bërë padjetësi. Ai vendosi një parim të qartë: Para ligjit (drejtësisë) të gjithë janë të barabartë.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz, si brenda ashtu edhe jashtë Islamit, kanë frikë nga një sistem që do të vendoste drejtësinë e pastër, siç e solli Profeti Muhamed (a.s).

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.