Malik ibn Nebij në librat e tij ka paraqitur një pasqyrë që përmblidhet në thënien se: Njeriu jeton në tre botë: Botën ideore, botën humane dhe atë materiale. Çdo qytetërim ka botën e tij ideore, shoqërore dhe materiale.
Me termin botë ideore nënkuptohet bashkësia e parimeve, përfytyrimeve dhe shembujve të cilat individi i gjen kurdoherë në shoqëri. Në këtë botë bëjnë pjesë mendimet, ndjenjat dhe vlerat.
Me botën shoqërore nënkuptohet bashkësia e të gjitha lidhjeve dhe rregullave; mardhëniet dhe ligjet të cilat rregullojnë jetën e njerëzve që e përbëjnë këtë shoqëri.
Ndërsa në botën materiale bën pjesë gjithçka që prodhon shoqëria, që nga ndërtesat dhe rrugët, të mbjellat dhe prodhimet e deri tek ndërtimet dhe shërbimet e të gjitha llojeve.
Nëse do t’i hedhim një sy kulturës sonë do të gjenim parregullsi dhe çrregullime të mëdha.
Bota e mendimit është bërë shumë e varfër e ndërkohë neglizhohet bota shoqërore dhe marrëdhëniet në të. Argument i kësaj është shtimi prishjes së marrëdhënieve ndër njerëzore, moszbatimi i drejtësisë dhe shtimi i mizorive të ndryshme. Kjo është pasqyra që sjell neglizhenca e mardhënieve shoqërore. Ndërkohë që bota materiale që ne ndërtojmë është e varfër dhe nuk mund të krahasohet me atë çka prodhon e gjithë shoqëria.
Nga duhet të fillojë përmirësimi?
Këtu vjen një pyetje e rëndësishme nga cili duhet të fillojë ndryshimi? Nga cila prej këtyre këndvështrimeve duhet të fillojmë? A duhet të fillojmë me ndryshimin e botëkuptimit në fillim? Apo është e nevojshme të fillojmë me përmirësimin e mardhënieve ndërnjerëzore? Dhe përse të mos jetë fillimi me ndryshimin e botës materiale hapi i parë?
Si përgjigje të këtyre pyetjeve do të thjeshtojmë fjalën e Malik ibn Nebijit rreth zgjidhjes së këtyre problemeve. Ai supozoi një dialog dhe shqyrtoi për këtë mendimtarët më të mirë rreth këtyre tre degëve. Mes atyre që thonë se bota e mendimit është e para dhe atyre që thonë se bota konkrete është e para dhe pas studimeve të gjata i largoi këto zgjidhje. Mendoi se zgjidhja e kësaj çështjeje është se një botë është në punë dhe një tjetër është në lëvizje, ndaj kështu mund të zbulohet puna mbresëlënëse për këto tre botë.
Le të përfytyrojmë bashkë jetën në Amazonë apo tek zezakët e Afrikës, botën primitive të mendimit të tyre në fillim dhe se si u tranportuan në Gjermani. Apo se si gjermanët u zhvendosën në Afrikë ose në Amazonë, çfarë ka ndodhur në atë kohë?
Është e qartë se gjermanët u kujdesën për zonën e Amazonës apo atë të Afrikës dhe e përmirësuan atë, ndërsa Gjermania u rrënua në ndërtime, në rrugë dhe në kulturë nga dora e fiseve primitive…
Ajo çka shohim nga kjo histori është se kur bota e mendimeve është e zhvilluar dhe ka ide, ka mundësi të ndërtojë botën materiale e cila e rrethon atë. Ndërsa e kundërta nuk mundet. Atëherë, bota materiale përparon kur përputhet me botën e mendimit, zhvillimi mund të shkatërrohet kur ndryshon me atë të mendimit. Ndaj dhe kjo është mëse e qartë dhe e arsyeshme. Bota e mendimit përbën pjesën e cila bën përpjekjet e mëdha. Kjo është e qartë, por është e natyrshme që të tria botët të punojnë pa shkëputje nga njëra – tjetra. Ky sqarim është për të gjetur se kush nga këto botë do të jetë e para në ndryshim.
Ndryshimi
Pa ndryshuar botën e mendimit njerëzit nuk mund të përparojnë. As pa heqjen e mendimeve vrasëse të cilat kundërshtojnë rizgjimin për ndryshim nuk mund të fjasim për ndryshimin e popullit. Pra pa u thelluar tek shembujt e shumtë njerëzorë që patën sukses në ndryshim, nuk i japim dot fund kësaj ngrirje dhe këtij qëndrimi ndaj mënyrave dështuese.
Çdo lëvizje për ndryshim ka filluar me demostrata për botën e mendimeve. Edhe Kur’ani në Meke erdhi me protesta për ndryshimin e mendime. Për të përmirësuar besimin edhe pse mundësitë ishin të dobta. Edhe Volteri në Francë lajmëron për kohën e rizgjimit. Po ashtu edhe Lenini me Marksin njoftuan për protestat që do të vijnë pas një kohe në Rusi.
Çdo protestë dhe lëvizje ndikoi në shoqëri – ishim apo jo dakord me to – dhe filloi një ndryshim në botën ideologjike (e të menduarit) që lajmëron për një kohë të re dhe thekson se ndryshimi i ardhëshëm do të vijë pa dyshim.
Nëse nuk besojmë në mundësitë tona është i pamundur ndryshimi. Pa besimin tek Zoti dhe tek fuqitë tona do të fillojmë të hedhim një hap para por do të kthehemi hapa pas.
Parimi bazë i pandryshueshëm është: “Allahu nuk e ndryshon gjëndjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre”. Dhe vetja përbëhet nga mendimet dhe ndjenjat.