Falja e dy rekateve ndërkohë që imami mban hytben

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetje: A është obligim falja e dy rekateve kur hyjmë në xhami, edhe pse imami po mban hytben e ditës xhuma?

Përgjigje:”Në përgjithësi, falja e dy rekateve (përshëndetja e xhamisë) sa herë që hyjmë në xhami, është e pëlqyeshme dhe vepër e mirë, por nuk ngrihet në nivelin e obligimit. Falja e këtyre dy rekateve, teksa imami mban hytben, është një mesele e debatueshme mes dijetarëve. Ka të ditur që e kanë lejuar faljen e dy rekateve përshëndetje të xhamisë, teksa imami mban hytben. Ata mbështeten tek hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, ku Xhabir ibn Abdilah thotë: “Selik Gatafani erdhi ditën e xhuma, ndërkohë që i dërguari i Allahut (a.s) po mbante hytben dhe menjëherë u ul. Profeti a.s i tha:”O Sulejk! Ngrihu dhe fali dy rekate të shpejtë!” Më pas tha:”Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami ditë ne Xhuma, ndërkohë që imami mban hytben, le të falë dy rekate të shpejta.”

Dijetarët e medh’hebit Maliki e ndalojnë faljen e namazit gjatë hytbes dhe mendojnë se hadithi i lartpërmendur është i shfuqizuar.  Thotë Halil: “Namazet nafile (vullnetare) janë të ndaluara gjatë lindjes së diellit, perëndimit të tij si dhe gjatë hytbes ditën e xhuma.”

Në librin “Elfevakih Eddevanij” i medh’hebit maliki, thuhet: “Mendimi i medh’hebit tonë është ndalimi i namazit nëse imami është ngjitur në minber. Sakaq, mendimi i kundërt e lejon namazin edhe gjatë hytbes. Këtë mendim e ndan Sujjurij, i cili është nga dijetarët maliki dhe dijetarët e medh’hebit Shafi. Ata mendojnë se namazi është më i vlefshëm, bazuar dhe në hadithin e transmetuar nga imam Muslimi dhe Buhariu, ku Profeti (a.s) e pyeti Sulejk-un:”A u fale?” Ai u përgjigj:”Jo.” Mandej Profeti (a.s) i thotë:”Ngriu dhe fal dy rekate të shkurtër.” Në një hadith tjetër, Profeti (a.s) thotë:”Nëse dikush prej jush hyn në xhami teksa imami është duke mbajtur hytben, le të falë dy rekate të shkurtër dhe të ulet.”

Argumenti ynë është hadithi i transmetuar nga Ebu Daudi dhe Nesaij, sipas të cilit një burrë hyri në xhami duke kaluar mbi supet e njerëzve prezentë, ndërkohë që Profeti (a.s) po predikonte. Profeti (a.s) i tha:”Ulu se i lëndove njerëzit!” Pra, e urdhëroi të ulet pa i kërkuar të falej me parë dhe të urdhërosh për diçka, do të thotë ta ndalosh nga e kundërta. Në një hadith tjetër, Profeti (a.s) thotë: “Nëse i thua personit në krah “hesht” teksa imami po mban hytben, ke thyer rregullin (e xhamisë).”

Sakaq, urdhri që Profeti (a.s) i dha Sulejk Gatafani për të falur dy rekate para se të ulej, mund të jetë shfuqizuar nga hadithi që e ndalon namazin gjatë hytbes. Por edhe sikur ky hadith të mos jetë i shfuqizuar, hadithin ku mbështetemi ne e përforcon dhe të vepruarit e banorëve të Medines. Veç kësaj, dëgjimi i hytbes është obligim, sakaq dy rekatet përshëndetje të  xhamisë janë sunet dhe një obligim nuk mund të lihet për shkak të një suneti.

Zoti e di më mirë

Fetvadhënësi: Muhamed Sadij

Përktheu: Elmaz Fida

By: ardhmëriaonline

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *